Ermonela Felaj:Po shikojmë
mundësinë për dënime alternative

Ermonela Felaj:Po shikojmë<br />mundësinë për dënime alternative<br>
Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka deklaruar se qeveria po shqyrton mundësinë për vendosjen e dënimeve alternative për personat që kryejnë vepra penale për herë të parë dhe të lehta.

Felaj shpjegoi se kjo gjë ka funksionuar me aplikimin e kësaj mase me 30 000 persona, kjo kontribuon edhe për integrimin pas këtij dënimi alternativë.

“Shërbimi i provës  do jetë një shërbim i ri, i cili do zbatohet për peronat që do marrin dënime, kjo masë është aplikuar për
30 000 të dënuar, kjo ka funksionuar. Do zbatojmë edhe dënimet alternative për personat që kryejnë dënime alternative si qëndrimi në shtëpi, gjysmë liria kjo do ti ndihmoj këta persona të integrohen përsëri,"
deklaroi Felaj.

Felaj tregoi se i kushtohet rëndësi jo vetëm një dënimi alternativ por do tregohet kujdes edhe për integrimin e tyre në shoqëri, të mos kenë vështirësi për shkak të dënimit, kjo masë do zbatohet duke dhënë dënime si qëndrimi në shtëpi ose gjysmë liria.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve