Ermonela Jaho: Faleminderit Kerni
që hape TKOB për ne artistët në botë

Ermonela Jaho: Faleminderit Kerni<br />që hape TKOB për ne artistët në botë
Pas dorëheqjes së Ilir Kernit nga drejtimi i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë reaguar edhe dy sopranot shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho dhe Inva Mula. 

Jaho ka vlerësuar punën e tij në drejtim si një shembull për cilindo drejtues të ardhshëm. 

“Faleminderit Ilir për punën e palodhur përgjatë këtyre tre viteve, hapjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të gjithë artistet shqiptarë në mbarë botën, respektin dhe dashurinë e treguar ndaj nesh, nisjen e lidhjeve me shumë institucione të artit të rajonit dhe shumë e shumë të tjera….. Shpresoj që kushdo që do të marrë drejtimin e institucionit pas jush, të vazhdojë çdo gjë pozitive që ju filluat…“- janë fjalët që i dedikon Ermonela jaho Ilir Kernit, në Facebook-un e saj. 

Ndërsa sporanoja Inva Mula e quan “Yll” Ilir Kernin dhe vlerëson punën e tij. 

“Mirënjohje për Punën tënde, pasionin, përkushtimin, guximin , besimin qe na dhurove ne ate skene qe e duam kaq shume dhe qe na ka dhënë kaq emocione te forta ku një nga me te bukurat qe do ti mbetet historisë se saj është dhe figura e skalitur e YLLIT KERNI”- shkruan Inva Mula.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)