Ermonela Jaho, “Murgesha
kurtizane që po magjeps botën”

Ermonela Jaho, “Murgesha<br />kurtizane që po magjeps botën”
TIRANE- Manon, një nga karakteret më të bukura femërore në operistikën botërore i ka sjell fat sopranos shqiptare Ermonela Jahos. Sezoni artistik për 2014 për Operan Mbreterore në 'Covent Garden' të Londrës ka qenë një ogur i mirë, duke sjell për publikun një nga kryeveprat botërore operistike. Nën petkat e Manon të operas “Manon” të dramaturgut francez Massenet, sopranoja Ermonela Jaho ka mahnitur publikun me karakterin dhe zërin e saj brilant. Performanca e Jahos, tashmë ka zënë faqet e gazetave më të rëndësishme të Londrës duke vlerësuar fuqinë e saj artistike në skenën ku pak soprano aknë marrë këto vlerësime me superlativa siç është vlerësuar interpretimi i Jahos.

Gazeta “The Independent” e Londrës shkruan; “Ka shumë gjëra që duhen pëlqyer për këtë produksion, por Manon e Ermonela Jahos del si një lule pranvere në skenë. Aria tejet e vështirë e heroinës në opera, është një sfidë që sopranoja shqiptare e përballon me elegancë maksimale”. Ndërsa, gazeta “Express” shkruan për Jahon; “Opera që hapi dhe siprain në këtë skenë ishte një ndeshje interesantë mes tenorit amerikan Mattheë Polenzani dhe zërit të sopranos Jaho. Zërat e tyre shkojnë së bashku shumë mirë dhe ata të dy vepruan me rolet me pasion të madh dhe angazhim. Unë e kam admiruar gjatë zërin Jahos, por kjo premierë më dha mundësinë për të demonstruar talentit e saj veprues në skenë, nga një vajzë kurtizane të sofistikuar dhe në fund në një heroinë tragjike”. Në këtë vepër të dramaturgut francez Massenet, Jaho luan rolin kryesor, në këtë dramë dashurie, ku ajo këndon për katër orë.

Specialistë të tjerë britanikë të operas në blogje, shkruajnë për sopranon shqiptare; “Jaho e përballon rolin pa frikë dhe në mënyrë të mahnitshme”. Pas këtij produksioni sopranoja shqiptare, e cila axhendën e saj e ka të zënë nga operat më të mëdha të botës deri në vitin 2019, do të vazhdojë me “Traviaten” në Paris ,”Anna Bolenen” në teatrin Bolshoi të Moskës, me “Madam Butterfly” në Hamburg, në  Lyon për “Simone Boçanegra”, në rolin e Amelia Grimaldit dhe në dhjetor me “Traviaten “ në Vjen. Jaho do të jetë sërish në Londër me operën “La Boheme “ në rolin e Mimisë e më pas me “Suor Angelica” dhe Madam Butterfly”.


Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane