Ermonela Jaho “pushton” Londrën me Traviata

Ermonela Jaho “pushton” Londrën me Traviata
Ky padyshim është një ndër lajmet më të shkëlqyera për operistikën shqiptare: sopronoja Ermonela Jaho, protagonist këto ditë në Royal Opera House, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave britanikë me pjesëmarrjen e saj si protagonist në operën “Traviata”. Përsosmëria e intepretimit të Jahos ka lënë me gojë hapur të gjithë, një rol i mbushur me emocion që siç shkruajnë mediat angleze nuk mund të realizohet më mirë sesa me vokalin brilant të sopranos shqiptare.

“Në tetor, ne pamë intepretimin e mrekullueshëm të sopranos ruse Marina Poplavskaya si Violetta si heroinë tragjike, në dhjetor, roli u këndua bukur nga e reja amerikanë, Ailyn Perez, dhe tani ne kemi shqiptaren Ermonela Jaho”-shkruan gazeta britanike Express.

Ermonela Jaho përfaqëson sot figurën më të famshme shqiptare në botë, është ikonë e “bellcantos” duke pushtuar skenat më të famshme botërore duke filluar nga Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në New York, Opera Shtetërore e Berlinit, Paris Champs-Elysees, teatro San Carlo e Napolit, Opera Company e Philadelfia-s, opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatri Verdi i Triestes, Teatri La Fenice, Teatri Capitoul i Tuluzës e shumë të tjera.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë