Performanca e sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho u prit me një lumë duartrokitjesh nga publiku i pranishëm në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë premierës së operës “Madam Butterfly”.
Ermonela Jaho performoi përpara publikut shqiptar pas shtatë vjetësh në rolin e personazhit kryesor të kësaj vepre Cio Cio San.
Emra të tjerë të njohur të cilët interpretuan në këtë opera janë, Armaldo Kllogjri, Vikena Kamenica, etj.
Për sopranon Ermonela Jaho, ky vit filloi me një interpretim të personazhit kryesor në operën Manot të kompozitorit Massenet në Londër, ndërkohë që nuk kanë munguar angazhime të tjera në operën e Parisit dhe Brukselit.
Opera e Puçinit, Madam Butterfly e cila çeli siparin e saj mbrëmjen e djeshme do të vihet në skenë edhe më datën 5 prill në orën 19:00.
Ndërsa në datat 7 dhe 9 prill, “Madam Butterfly” do të vi në mishërimin e sopranos së njohur Marjana Leka në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, nën regjinë e Nikolin Gurakuqit.
Ermonela Jaho është një ndër sopranot më të velerësura të operës botërore.
Përveç rolit Cio-Cio Sanit dhe Manon Lescaut, Ermonela Jaho ka interpretuar Violetën e Traviatës së Verdit, Suor Angelikën po të Puccinit, Anna Bolenën e Donizzetit dhe të tjera.
Gjatë mbremjës së të martës u zhvillua edhe prova gjenerale e Operas "Madame Butterfly", e cila ishte e hapur për publikun shqiptar duke mbushur si asnjëherë tjetër sallën e këtij institucioni.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com