Ermonela Jaho sot me “Traviata” në
Sydney, admirohet nga australianët

Ermonela Jaho sot me “Traviata” në<br />Sydney, admirohet nga australianët
Mediat australiane e kanë dhënë lajmin pa i përmbajtur emocionet “Këtë të premte në mbrëmje Ermonela Jaho do të ngjitet në skenë e Sydney Opera House dhe do të takohet me miken e saj të zemrës, Violetën.

Ajo do të bjerë në dashuri. Ajo do të thyej zemrat dhe do të mbaj peshë emocionet tona derisa të vdes, dhe e gjitha kjo do të jetë premierë, shkruan Sidney Morning Herald.
 
Për ngjitjen e Ermonela Jahos në skenë, televizioni australian “7 news” i ka dedikuar një emision sopranos shqiptare pas përfundimit me sukses të provës gjenerale .
 
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nis “me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho”, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.
 
Mediat vendase theksojnë se këngëtarja ka lindur në Shqipëri dhe jep shfaqje në të gjitha kontinentet. Pasi ka perfomuar shkëlqyer në operën mbretërore të Londrës Ermonela Jaho do të perfomojë deri më 18 shkurt në Sidnay opera house, raportojnë mediat australiane.

ermonela jaho
(Postimi i Ermonela Jahos në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…