Ermonela Jaho sot ngjit në skenë “Madame Butterfly”

Ermonela Jaho sot ngjit në skenë “Madame Butterfly”
Pas shtatë vjetësh,  Ermonela Jaho rikthehet në skenën shqiptare me Madam Butterfly në Teatrin e Operës dhe Baletit për të interpretuar personazhin kryesor të kësaj opere Cio Cio San. Për sopranon Ermonela Jaho, ky vit filloi me një interpretim të personazhit kryesor në operën Manot të kompozitorit Massenet në Londër, ndërkohë që nuk kanë munguar angazhime të tjera në operën e Parisit dhe Brukselit.  Ermonela e cila thotë se kthehet me emocion në vendin e saj, interpretimin e saj ua kushton të gjitha grave shqiptare.

Si dedikim për to ajo sjell rolin e  Cio Cio Sanit. “Për mua është mishërimi i shpirtit të një femre, sepse dashuron si një adoleshente, shpreson si një fëmijë dhe sakrifikohet si një profete. Dhe mund të them që këto janë virtyte kaq të jashtëzakonshme dhe kaq të forta që unë i ndjej, ose secili prej nesh i ndjen tek gratë shqiptare, tek nënat tona për ato sakrifica që kanë bërë”, tha dje Ermonela Jaho para se të ngjitej në skenë. 

Sopranoja Ermonela Jaho do të interpretojë Madam Butterfly në Teatrin e Operas dhe Baletit të Tiranës, edhe në datat 4 dhe 5 prill. Ermonela Jaho është një ndër sopranot më të velerësura të operës botërore. Përveç rolit Cio-Cio Sanit dhe Manon Lescaut, Ermonela Jaho ka interpretuar Violetën e Traviatës së Verdit, Suor Angelikën po të Puccinit,  Anna Bolenën e Donizzetit dhe të tjera. Shumica e këtyre heroinave kanë fund tragjik, por Ermonela thotë se ato shprehin vlerat humane dhe tregojnë forcën e  shpirtit femëror.

Gjatë mbrëmjes së të martës kur u zhvillua edhe prova gjenerale e Operës “Madam Butterfly”, e cila ishte e hapur për publikun shqiptar duke mbushur si asnjëherë tjetër sallën e këtij institucioni, sopranoja shpreh emocionet e saj për kthimin pas 7 vjetësh në TKOB . Ermonela Jaho tha se: “Ajo që kam bërë deri më sot, ajo e djeshmja, mund të tingëllojë pakëz si e dhënë. Por qe shumë emocionante, gjë që nuk e kam provuar edhe kur e kam debutuar, pasi kemi folur të gjithë në të njëjtën gjuhë, në atë gjuhën shpirtërore, kemi qenë të gjithë së bashku dhe ai meozioni kur e këndon në vendin tënd, me artistët që flasin gjuhën tënde ka një fuqi tjetër".

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë