TIRANE- Instituti “Harry Fultz” është një nga institucionet elite në formimin profesional të nxënësve në vendin tonë, me kontribut të njohur në sistemin arsimor shqiptar. Si pjesë e këtij instituti, dhe Kolegji Komunitar “Harry Fultz”, i krijuar në vitin 1995 i siguron të gjitha grupmoshave një formim më të plotë profesional me programe mësimore  cilësore, që realizohen nëpërmjet një teknologjie dhe baze materiale moderne. Sipas drejtorit Ernaso Kerbizi, Kolegji Komunitar shërben si një urë lidhëse ndërmjet komunitetit, biznesit dhe institucioneve të arsimit, duke i dhënë kështu hapësirat e duhura të gjithë të rinjëve të cilët sot duan të jenë aktiv në tregun e punës.