STAMBOLL - Ole Gunnar Solskjaer është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Besiktas në Superligën e Turqisë. Pjesë e bardhezinjve janë edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Solskjaer nuk ka mbajtur një rol trajneri që nga largimi prej Manchester United në vitin 2021. Norvegjezi mbërriti në Turqi të premten për të firmosur një marrëveshje 18-mujore.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është fantastike të kesh kaq shumë njerëz këtu për këtë klub të madh”, tha Solskjaer pasi u përshëndet nga anëtarët e bordit të Besiktasit në mbërritjen e tij në aeroportin 'Ataturk'.
“Ne kemi pasur takimet tona të para. Mezi pres të filloj punën time. Është e mrekullueshme të jesh në këtë qytet të madh”, vijoi ai.
Solskjaer ka drejtuar Molden në vendlindjen e tij në dy raste të ndara dhe gjithashtu ka udhëhequr Cardiffin për një periudhë të shkurtër në 2014. Besiktas (21 herë kampionët e Turqisë) ndodhen në vendin e gjashtë.
Jose Mourinho, aktualisht është në krye të Fenerbahçes, e cila qëndron e dyta në tabelë pas liderit Galatasaray.