Sulmuesi Ernest Muçi ka konfirmuar momentin e shkëlqyer që po kalon në futbollin turk. Fantazisti kuqezi u bë sërish protagonist me Trabzonsporin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren 3-1 ndaj Karagumruk gjatë fundjavës së shkuar.

Edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës, Muçi rezultoi vendimtar me lëvizjet, organizimin e lojës dhe kroset e rrezikshme, duke qenë një nga pikat kyçe të skuadrës në suksesin e javës së 24-t në Superligë.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re. Platforma e specializuar e statistikave 'SofaScore' e përfshiu shqiptarin në formacionin më të mirë të javës, duke e vlerësuar me notën 7.6 për performancën ndaj Karagumruk.

I huazuar nga Besiktas, Muçi duket se ka rilindur me fanellën e Trabzonsporit, duke shfaqur vazhdimësi në lojë dhe duke qenë gjithnjë e më ndikues në repartin sulmues. Krah tij edhe emra si Osimhen apo Torreira.

Formacioni i raundit të 24-t në Superligën turke të futbollit sipas 'SofaScore'