Me dhjetra pisha qindra vjeçare janë rrëzuar, ndërsa shtyllat e energjisë elektrike janë në rrezik serioz, pasi shumë prej tyre janë mbuluar nga uji.
Erozioni detar në zonën e Kunes në Shëngjin ka marrë përmasa të frikshme, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën e kësaj perle të bregdetit shqiptar.
Situata ka agravuar nga reshjet e dy ditëve të fundit, pasi baticat e detit i janë afruar rrugës, duke krijuar një problematikë mjaft të madhe.

Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt që të zhvendoset linja elektrike, pasi shumicën e kohës ata e kalojnë në errësirë të plotë.
Ata rrëfejnë se deti ka avancuar gjatë viteve të fundit, duke gllabëruar mbi 50 metra tokën, fakt që e tregojnë bunkerët që sot nuk ekzistojnë më.

Alarmi për këtë rrezik që i kanoset zonës së Kunes është dhënë prej vitesh nga ekspertët e mjedisit, por askush nuk ka ndërhyrë për parandalimin e kësaj situate e cila konsiderohet si mjaft alarmante.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

FOTO