Eksperti i Mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, e konsideron situaten e krijuar si tejet alarmante. Sipas tijë në dekadat e fundit janë zhdukur 300 hektarë, pasi deti përparon në drejtim të tokes nga dy deri në tre metra në vit.
“Është një erozion vërtet agresiv, kur kemi parasysh me çfarë ritmi po ecim. Po avancon deti në drejtim të tokës, 2 metra e gjysmë çdo vit avancohet në drejtim të territorit, natyrisht në zonën e ujit, që përfshin komplet bregdetin e Kune-Vainit”, tha eksperti.
Por cila është zgjidhja për t'i bërë ballë këtij fenomeni, sipas ekspertit Gjini. "Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse ndërtimit dallgëkthyes brenda në det, jo në bregun e detit. Dhe njëkohësisht duhet të ndërtohet barkëmbushja e detit dhe të formohet dunat artificiale, duke i mbushur dhe duke i mbjellë ato me agjitacion", sqaqroi Gjini.
Kryetari i Njesisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se duhet investime të mëdha për mbojtjen nga erozioni, ndaj sipas tijë qeveria shqiptare duhet ti ktheje sytë nga kjo zonë që rrezikojmë ta humbim plotëisht.
"Deti po agravon çdo vit dhe po merr sipërfaqe të mëdhaja të tokës në zonën e lagunës Kune-Vainit, si dhe në pjesën tjetër të bukurisë natyrore të bregdetit të Shëngjinit. Duhet një investim shumë i madh, për të cilin Bashkia Lezhë nuk i ka mundësitë, ndaj i bëj thirrje qeverisë shqiptare të hedhë sytë menjëherë, pasi rrezikojmë ta humbasim përfundimisht këtë bregdet kaq të bukur, këtë perlë të natyrës shqiptare”, deklaroi Uldedaj.
Situata e krijuar në Kune-Vain, pak javë më parë mori dhe vemendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë vënë theksin tek nevoja e ndërhyrjes, pasi erozioni po zhduk një nga perlat e bregdetit të adriatikut.
d.c./shiptarja.com

VIDEO






