Erseka është qyteti që paguan më shumë se cilido qytet tjetër në Shqipëri energjinë e shpenzuar, duke pasur kështu nivelin më të lartë të arkëtimeve të energjisë elektrike, si për konsumatorët familjarë ashtu edhe ata të biznesit. 

Qyteti, i cili sot perballet me shifra te larta papunesie dhe varferi te shumte pavaresisht situates ekonomike shlyen ne masen 100 % faturat e energjise eleketrike çka ka bere qe aksioni per nderprejen e energjisë per debitoret ne kete zone thuajse te mos ndjehet. 

Sipas drejtorit te OSHEE-së ne Erseke, Sergei Peshtani, arkëtimet për energjinë elektrike janë në kuotat më maksimale ndersa domosdoshmeri mbetet ndertimi i nje nenstacioni ne zonen e Leskovikut pasi per shkak te distances kjo shkakton humbje ne rrjet

Pavaresisht nivelit te ulet ekonomik ne zonen e Ersekes, e vetmja panorame eshte ajo e qytetareve te cilet nxitojne te paguajne detyrimet e tyre ndaj shtetit madje shumica prej tyre nxitojne ta paguajne sapo marrin faturen duke shmangur keshtu edhe kamatevonesat.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)