Ersekë, fshati Milec pa shërbim
mjekësor, banorët:Të meren masa

Ersekë, fshati Milec pa shërbim<br />mjekësor, banorët:Të meren masa
Banorët e fshati Milec, në Ersekë, prej vitesh nuk kanë një qendër shëndetësore ku të marrin trajtim mjekësor.

Qendra shëndetësore e sajuar nga banorët në godinën e shkollës së fshatit, e cila ishte dhe shpresa e vetme për të marrë trajtim mjekësorë, aktualisht është e shkatërruar dhe ka dalë jashtë çdo funksioni.
 
Sipas banorëve situata është shumë shqetësuese dhe bëjnë apel që të merren masa për ndërtimin e një qendre shendetësorë, çfarë është jetike për ata.
 
Të ndodhur në një situatë të tillë, banorët bëjnë me dije se mjeku shkon në fshat një herë në javë, ditën e hënë dhe në mungesë të godinës së qendrës shëndetësore vizitat i zhvillon në shtëpi apo edhe në rrugë.

“Neve këtu mjekohemi shtëpi më shtëpi. Infermjeri vjen rregullisht por nuk ka se ku të vijë. Vizitat i bën në shtëpi dhe në rrugë. Marrim në telefon, vjen ndonjë mjek nga Erseka por herë vijnë e herë nuk na vijnë. I marrim me barrelë dhe më pas i nxjerrim deri poshtë tek lumi. Ambulanca herë vjen e herë nuk vjen” thotë një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se, “Këtu nuk ka kushte. Mjeku ka vetëm çantën dhe asnjë gjë tjetër. Ka dhe aparat tensioni” dhe të njëjtën gjë pohon edhe një tjetër banor. “Problemi është se nuk ka një dhomë ku të qëndrojë infermieri e mjeku. Nuk e pajisin as me barna mjekësore” shtoi ai.

Por mjeku nuk është i pajisur me medikamentet e duhura, duke mos i ofruar dhe trajtimin e duhur mjekësore.
 
15 familjarët e fshati Milec, i rrethit të Ersekës jetojnë të izoluar nga qendrat shëndetësore dhe janë të detyruar te marrin mjekim vetem nje herë në javë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan