Këta 4 qytetarë po kalojnë me makinë lumin Prodan me fuoristradë për të shkuar në banesat e tyre. Rrezikojnë jetën për shkak se një urë që të normalisht në fshat mungon prej 30 vitesh.

Mjeti me të cilin udhëtonin mbeti në mes të lumit, por fatmirësisht u shpëtuan në kohë nga punonjësit e zjarrfikëses.

Premtime nga autoritet kanë marrë vazhdimisht por një urë për në shtëpi ende nuk e kanë.

“Lumi ka qenë problematikë gjithë jetën e tij dhe nuk ka rrugëzgjidhje, pushteti këtu nuk e ka vënë ujin në zjarr fare”.- tha një banor.

Situata bëhet më e vështirë në vjeshtë dhe në dimër, pasi lumi fryhet dhe vjen me vërshime të mëdha për shkak të reshjeve të shiut.

“Ky lum ka patur përmbytje, rrëshqitje, fadroma e bashkisë mbeti këtu, ulu ngjitu se bllokohet nga gurët”.- u shpreh një banor.

“Rruga është e vështirë kur vijnë shirat, dhe tani vështirë është, vetëm për urën”.- tha një banor.

“Nga zona në zonë kalon blegtoria, kalojmë ne, shkojmë në Kishë, kemi probleme jetësore”.- u shpreh një banor.

Në Prodan jetojnë 30 familje, po kaq edhe në fshatin përballë, në Gjonç, por dimri i bllokon kontaktet mes tyre deri në izolim të plotë.

Deri sa bashkia të mbajë premtimin që u ka dhënë, e vetmja thirrje e përsëritur e banorëve është ajo për të pasur një urë.