ERSEKE- Në qytetin e Ersekës jetesa është e vështirë për shkak të papunësisë, ndërsa shumë familje duhet të mbijetojnë vetëm me ndihmë ekonomike. Emri i qytetit i lidhur ngushtë me kulturën e patriotizmit duket se nuk ka pasur aspak vlerë për qytetin e skajshëm të juglindjes, duke bërë që për banorët të mos ketë asnjë perspektivë për të ardhmen.
 
Investimet janë të pakta, çka bën që për banorët të ketë pak mundësi punësimi, ndërsa pas kthimit të shumë emigrantëve për shkak të krizës në shtetin grek varfëria reflektohet dukshëm.
 
Sipas të dhënave 140 familje në qytetin e Ersekës trajtohen me ndihmë ekonomike, 20 prej të cilave familje emigrantësh.
 
Banorët e Ersekës i sigurojnë kryesisht të ardhurat e tyre nga grumbullimi i bimëve medicinave, të cilat rriten në këtë zonë për shkak të terrenit malor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)