Ersekë, vdes Xhemal Dalipi, por
jo kënga e tij  "Seç këndon bilbili"

Ersekë, vdes Xhemal Dalipi, por<br />jo kënga e tij 
KORÇE- Miq, koleg dhe të afërm, kanë përcjellë sot për në banesën e fundit, bilbilin e këngës popullore kolonjare Xhemal Dalipin,i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës në moshën 75-vjeçare.

Homazhet, në nderim të figurës së tij, u zhvilluan në Pallatin e Kulturës në Ersekë, ndërkohë që lamtumira e fundit i është dhënë artistit në orën 11:00. Solisti i grupit kolonjar është gjetur i pajetë nga familjarët, ndërsa mësohet se vuante prej kohësh nga zemra.

Xhemal Dalipi ia kushtoi gjithë jetën e tij muzikës, krahas profesionit të kovaçit, që e ushtronte me pasion. Për kontributin e çmuar në jetën kulturore dhe artistike kolonjare, Xhemal Dalipi u dekorua nga Presidenti Bamir Topi me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Grupi i Kolonjës është bërë i njohur për shumë këngë të kësaj treve si “As e vogël, as e madhe”,”Seç këndon bilbili”,”Mora çiften” etj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve