Sipas Bushatit zhvillimi i zgjedhjeve ishte në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Zhvillimi i zgjedhjeve demokratike dhe arritja e tyre me standarde të larta evropiane ishte në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. (Zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti u zhvilluan në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR, standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas- cituar ne Raportin Final te OSBE/ODIHR).”, tha Bushati.
Fjala e plotë e Ervin Bushatit në Asamblenë Parlamentare të KE:
Sot, ne cilesine e Kryetarit te Delegacionit te Perhershem te Kuvendit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, pata nderin te flas per organizimin dhe zhvillimin e suksesshem te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 25 qershorit 2017.
Zhvillimi i zgjedhjeve demokratike dhe arritja e tyre me standarde të larta evropiane ishte në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. (Zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti u zhvilluan në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR, standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas- cituar ne Raportin Final te OSBE/ODIHR). Zgjedhjet e këtij viti lanë pas situatën kontradiktore; procesi i administrimit të zgjedhjeve është përmirësuar; ankimimet u mbyllën në një kohë të shkurtër, duke mos vonuar procesin e numërimit dhe rezultatin e zgjedhjeve.
Gjithashtu, shqetësimi ynë i vazhdueshëm: ka qene të arrijmë zhvillimin demokratik të Shqipërisë në përputhje me axhendën e integrimit evropian. Dhe ne kete pike u perpoqem te superojme situaten e tensionuar parazgjedhore permes marreveshjes politike me opoziten, e cila u deshmua pozitivisht.
Puna jone me e madhe do te jete ne keto drejtuime:
- Rivendosjen e besimi në procesin zgjedhor
- Eleminimin e ndikimeve politike në administratën zgjedhore
Ne duhet të fillojmë një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, prandaj jemi të angazhuar dhe punojmë ngushtë me OSBE/ODIHR.
(Ervin Bushati gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të KE)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com