Ervin, digje mandatin, ti i pari...

Ervin, digje mandatin, ti i pari...

Deputeti i PD, Ervin Salianji

Ervini sërish ka dalë flamurtari i nismave dhe ideve “inovatore” brenda PD, duke propozuar së fundi por pa sukses “djegjen e mandateve e bashkimin me protestën e studentëve”. Madje Ervini i i ka dalë kundër edhe Doktorit, pasi ky i fundit kërkoi rikthimin në Parlament. Digje mandatin Ervin, nise nga mandati yt, sepse ndoshta do të korrigjosh diçka të rëndësishme brënda vehtes.

Por druaj se pa mandatin e deputetit, ti dhe shokët e tu do të mbeteni si “shkopinj të thatë”, do të mbeteni të vetmuar, tek dera e kryetarit duke u jargavitur pas tij, në pritjen e gjatë për të gjetur një vend në listat e reja të 2021. Digje mandatin Ervin, për ti treguar Lulzimit dhe demokratëve sa vlen, kush je, dhe çfarë je në gjendje të bësh ti për “kauzën e madhe të opozitës”, por mos u bëj lodra e kryetarit tënd.

Ti dhe Ervinët e tjerë të Lulzimit, nuk keni këllqe të digjni mandate, nuk keni kurajo dhe moral të digjni mandate, sepse e di fare mirë ti, se nuk mund ti fitoni më kurrë ato, plus kostove të tjera. Digje mandatin ti i pari Ervin, sepse duhej ta kishe “djegur” kur dështove dhe u diskreditove me Babalen, kur u denoncove për “kallëzimin e rremë” , apo edhe për të tjera “ndodhira” të pakëndshme brënda partisë, asaj PD-je që katranose ti dhe kryetari yt. Digje mandatin ti i pari Ervin, dhe pas teje shpresoj të vijnë Ervinët e tjerë, ata me të cilët ke 1 vit e gjysëm që merresh me montazhe CD, video-përgjimesh, ata me të cilët ti, po luan cingllash me partinë e lirive dhe atyre mijëra demokratëve që u zhgënjyen nga prurjet si ti, të kryetarit tënd.

Digje mandatin Ervin, dhe mos e humb shpresën dhe kurajon, se ndoshta Lulzimi, në listat e reja mund të të gjejë një vend për ty, edhe në 2021. Digje mandatin Ervin, për të treguar sa e do ti “PD, opozitën Astirin dhe studentët”, por mos u largo shumë nga partia sepse je “zbulimi dhe resursi më i rrallë” i saj. Digje mandatin Ervin, por rikthehu, bëj një xhiro tek zona tënde elektorale në Korçë, atje ku edhe e “fitove” atë, dhe shpjegohu atyre gjithçka ke bërë sa ishe deputet, duke e nisur nga përgjegjësitë e pambajtura nga ti dhe kryetari yt, nga premtimet e (pa) mbajtura, nga videopërgjimet që diskredituan PD, dhe deri tek gjoja sherret me kryeministrin në foltoren e Parlamentit.

Digje mandatin Ervin dhe bëhu njëherë burrë, për t'i treguar Korçës dhe Lulzimit se “ti nuk luan me parimet e demokracisë dhe idealin e saj”. Digje mandatin ti i pari Ervin, për ti treguar kryetarit, dhe atyre që e mbajnë mëndjen tek rroga edhe pse kanë miliona, për ti treguar edhe aleatëve të partisë tënde, sa vlejnë ata dhe partia që mbajnë për hir të siglës duke blerë vota në fushata. Digje mandatin ti i pari Ervin, por mendoj se, qysh të nesërmen do të të mbyllet dera e SHQUPI-t, madje edhe dera e zyrës ku montuat CD e Babales, dhe atëhere do të zhgënjehesh edhe ti nga Lulzimi, pasi do të jesh thjesht një i pavlerë për të./Javanews/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?