Ervin Kapaj në 'Klinika 24': Ja rreziku që na vjen nga monopatinat

 


I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Ervin Kapaj, i cili foli për trendin e përdorimit të monopatinave.

Sipas tij janë dyfishuar traumat nga përdorimi i mjeteve motorrike që njihen si monopatina. Sipas Ervinit, pjesët që dëmtohen më shumë kur kemi aksident me monopatinë, janë brylet.

Traumat janë të shumta gjatë një aksidenti, pjesa e supit, politrauma apo traumat në kokë. Problemi qëndron tek fakti që ata që përdorin monopatina, nuk kanë masa mbrojtëse, ndërkohë që shkaktojnë aksidente të shumta në rrugë.

”Ka monopatina shumë të rrezikshme që arrinë shpejtësinë maksimale me 80 km në orë” tha Ervini.

Sipas statistikave, në 10 aksidente, tre janë nga ata që e përdorin për herë të parë, pra nuk e kanë të vetën.


Lajmi kryesor:

Irena Laska në 'Klinika 24': Sa kuptohet dhe çfarë ofron kujdesi paljativ për pacientët


S.B/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Miniferma e lopëve si biznes familjar, fermeri kërkon nga shteti mbështetje

Miniferma e lopëve si biznes familjar, fermeri kërkon nga shteti mbështetje