Irena Laska në 'Klinika 24': Sa kuptohet dhe çfarë ofron kujdesi paljativ për pacientët

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Irena Laska, drejtuese e qendrës Kujdesi Paliativ “Meri Poter” në Korçë.

”Kujdesi paliativ është një ekip që formohet nga një skuadër multidisiplinare që përmban shumë profesione brenda që kryesisht ofrohet nga mjekët informer dhe profesione të tjera si punonjës social”, tha në fillim të bisedës Irena, duke shtuar se ofrohet për të sëmurët me sëmundje të pashërueshme dhe ofrohet që në momentin që njerëzit diagnostokohen me një sëmundje të pashërueshme.

Sipas Irenës, ligji thotë që çdo pacientë me sëmundje të pashërueshme duhet t’a marrë shërbimin dhe kjo është një e drejtë e pamohueshme.

Në Korçë, shërbimi paljativ ofrohet nga një skuadër ku duhet të ketë patjetër mjek, infermier, psikolog. Në fund ajo dha mesazhin që një ditë të gjithë do të largohen nga kjo jetë, por e rëndësishme është që të largohen me dinjitet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Ervin Kapaj në 'Klinika 24': Ja rreziku që na vjen nga monopatinat

 


I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Ervin Kapaj, i cili foli për trendin e përdorimit të monopatinave.

Sipas tij janë dyfishuar traumat nga përdorimi i mjeteve motorrike që njihen si monopatina. Sipas Ervinit, pjesët që dëmtohen më shumë kur kemi aksident me monopatinë, janë brylet.

Traumat janë të shumta gjatë një aksidenti, pjesa e supit, politrauma apo traumat në kokë. Problemi qëndron tek fakti që ata që përdorin monopatina, nuk kanë masa mbrojtëse, ndërkohë që shkaktojnë aksidente të shumta në rrugë.

”Ka monopatina shumë të rrezikshme që arrinë shpejtësinë maksimale me 80 km në orë” tha Ervini.

Sipas statistikave, në 10 aksidente, tre janë nga ata që e përdorin për herë të parë, pra nuk e kanë të vetën.

Ora 13:43
Mjekja Irgena Tafaj në 'Klinika 24': Kujdesi për zorrët është shumë i rëndësishëm për organizmin

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Irgena Tafaj, specialiste gastro-hepatologe e cila foli për fryrjet e barkut tek pacientet.

”Zakonisht zonjat vinë tek ne pasi si pasojë e fryrjes kanë shqetësimin e linjave të barkut, por kjo nuk do të thotë që nuk preken dhe meshkujt”, tha në fillim të bisedës mjekja, duke shtuar se duhet treguar kujdes me ushime që shkaktojnë fryrjen pasi edhe pse mund të ham me pak ushqime të tilla, nuk mund t’i eliminojmë përgjithmonë nga djeta jonë pasi janë shumë të nevojshme.

Sot zorrët konsiderohen truri i dytë, ndaj është shumë e rëndësishme mirëmbatja e tyre.

Ajo tha se rekomandohet përdorimi i probiotikëve kur duhet të qetësohen zorrët. Është shumë e rëndësishme që të përmirësohet flora bakteriale e zorrës duke përdor ushqime të caktuara që mund të përmirësojnë gjendjen e zorrëve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030!