Dermatologia Violeta Dajci: Ja si të kemi kujdes nga 'zgjebja' në familje

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Mjekja dermatologe Violata Dajci e cila foli për raste e shtuara me “zgjebe” sic quhet në gjuhën popullore.

”Është një sëmundje infective si të gjitha sëmundjet e tjetra” tha në studio doktoresha, duke shtuar se është një sëmundje ngjitëse, një lloj paraziti sic janë dhe parazitët e tjerë.Sipas saj, kjo sëmundje nuk kap vetëm përsonat pa higjenë, por madje i preferon ata që kanë higjenë të shtuar.”

Zgjebja mund të merret dhe nëse veshim rrobat e dikujt që e ka, normalisht e marrim” shtoi ajo, duke theksuar se rekomandohet larja, hekurosja dhe nxjerrja në diell të rrobave.Zakonisht kalohet më kollaj tek fëmijët që qëndrojnë bashkë dhe janë më të shkujdesur, ndryshe nga të rritur që kanë distancat e tyre.”Nëse e ka një familjar dhe shëtit në fisin e tij, zgjebja shpërndahet lehtësisht” thekoi ajo.

Mjekët dermatology kanë thënë që skabja qarkullon në popullatë, por jo se është një epidemi, pasi e gjithë bota e ka, kështu që edhe në shqipëri nuk do mungonte.

”Nuk është se duhet të alarmohemi sac e kanë bërë mediat” shtoi mjekja.Nëse një familje është e ekspozuar ndaj këtij problemi, rekomandohet që të pastrohen të gjithë objeketet e shtëpisë me solucione.Vëmendja më e madhe duhet të jetë tek personat që e kanë, për të ruajtur të tjerët.

Por si mund të trajtohet?

Sipas mjekes, duhet të përdoren kremëra në varësi të trajtimin për periudha të caktuara, ku nuk duhet të mungojnë produktet me squfur.

”Skabja mund të përsëritet sa herë të biesh në kontakt me të, ndaj do kujdes” shtoi mjekja.Më pas mjekja foli dhe për një temë shumë të diskutuar për javën, përdorimi i botoxit.

”Mendoj se duhet të zgjidhni një mjek profesionit kur të vendosni të aplikoni botoxin apo fillerin pasi ka shumë rëndësi që mjeku të jetë i kualifikuar” tha mjekja, duke shtuar se sipas saj është më mirë të plakemi bukur, por pa përjashtuar ndërhyrjet e vogla që duhen, nga mjekët profesionit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja