Ervin Salianji me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë: PD do përmbyllë çdo detyrim financiar

Ervin Salianji me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë: PD do përmbyllë çdo detyrim financiar

Salianji gjatë takimit me ish-të përndjekurit politikë në Korçë

Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë, të cilëve iu zotua se Partia Demokratike do t'i përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj tyre.

Në fjalën e tij, Salianji tha po ashtu se PD do të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve, si dhe do të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit.

"Kënaqësi e veçantë të bisedoja me përfaqësues të nderuar të kësaj shtrese dhe me drejtuesit e shoqatës Nebil Cika, Vasillaq Grabocka, Etem Fejzollari! Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlerësimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve. Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve. Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit. Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë", tha Salianji.

Ai shtoi po ashtu se do të ngrenë edhe një muze në kujtim të viktimave të komunizmit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 13/04/2021 11:57

    pyte pake SHerife Merdanin sa mori kure ishte pd ne pushtet e sa mori me kete qeveri pyete njehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkiva e AIDSSH në 105 vjetorin e lindjes: Dënimi dhe survejimi i gjeneralit Rrahman Parllaku

Arkiva e AIDSSH në 105 vjetorin e lindjes: Dënimi dhe survejimi i gjeneralit Rrahman Parllaku