Evis Berberi në hetim nga SPAK, jep dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH

Evis Berberi në hetim nga SPAK, jep dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH

Evis Berberi

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen. Report Tv mëson se Berberi ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së