Ervis Gega Dodi midis yjeve
të Hollivudit në tapetin e kuq

Në Mbrëmjen e 20 -të gala të Bamirësisë të UNESCO-s në Düsseldorf të Gjermanisë më 19 Nëntor, e cila mblodhi Yjet botërorë si Kathleen Turner, Oliver Martinez, Naomi Cambell, Chris de Burgh, Michail Gorbatschow, Gianna Nannini, ishte e pranishme edhe violinistja e famshme Ervis Gega-Dodi.

Violinistja me bashkëshortin e saj Auron Dodi mbështet prej vitesh me donacione fëmijët e pastrehë në botë. Ajo ka qenë gjithmonë shumë e interesuar dhe e preokupuar për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në vështirësi dhe me probleme.

Mbrëmja e bamirësisë u ofroi të pranishmëve mundësinë për të mbështetur me donacione bujare fëmijë në nevojë në të gjithë botën. Fondet këtë herë do të mbështesin 400 projekte ne 97 vende të botës. Pikësynimi i projekteve është shkollimi i fëmijëve, ndërtimi i shkollave dhe krijimi i kushteve normale për të mësuar.

Në takimet e shumta e shumta që violinistja pati gjatë mbrëmjes si p.sh. me aktoren Jerry Hall, me këngëtarin e famshëm Chris de Burgh etj. ajo diskutoi për mundësinë e zgjerimit të projekteve për mbështetjen edhe të fëmijëve në Shqipëri dhe në Kosovë Mysafirë të shquar në takimet në mbrëmjen e UNESCOS ishin edhe mbajtësi i Çmimit Nobel të Paqes, ish-lideri sovjetik, Michail Gorbatschow, ish-Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Hans Dietrich Genscher etj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj