Ervis Lilaj, Nga kursi profesional 
 "Harry Fultz”...tek punësimi

Ervis Lilaj, Nga kursi profesional <br /> 
TIRANE- Çdo ditë prekim nga afër realitetin e hidhur të rinjve shqiptarë, ku pjesa dërrmuese mbushin lokalet duke lënë pas jo vetëm mundësitë për të pasur një kualifikim, por duke refuzuar me të madhe mundësitë e punësimit. Por, veç luksit që disa të rinj posedojnë, ka dhe nga ato djem dhe vajza që nuk iu jepet mundësia për të ndjekur një universitet apo kurs profesional.

Ervis Lilaj, 20 vjeçari nga Kuçova na rrëfen se pavarësisht mundësive financiare për të ndjekur studimet universitare, ai ka mundur të profilizohet në një kurs në shkollën “Harry Fultz”. “Si shumë bashkëmoshatar të cilët përfunduam shkollën e mesme, nuk kishim mundësi për të vazhduar Universitetet. E vetmja mënyrë ishte të kërkonim punë, por siç dihet tregu i punës në Shqipëri është shumë i kufizuar edhe i orientalizuar”, tregon Ervisi.

Kualifikimet, baza e një konkursi
Pas vështirësive që ai preku jo vetëm në Kuçovë, por edhe në Tiranë për të pasur një punë të sigurt, vuri re se kriteri kryesor i punëdhënësve ishte eksperienca e punës. “Në çdo vend që kërkonim punë, kriteri i parë ishte eksperienca, gjë të cilën nuk e kisha. Me mbështetjen e prindërve vendosa të nisja një kurs profesional 9-mujor tek “Harry Fultz” për të marrë bazat e përgjithshme mbi mekanikën. Në kohën që po realizoja kursin, kërkoja për punë si ndihmës-mekanik nëpër servise të ndryshme, kuptohet pa të drejtë page, por si praktikantë duke praktikuar nga afër botën e mekanikës”, rrëfen Ervisi, i cili duket se tashmë është në rrugën e duhur.

Ai na tregon se, gjatë intervistave të shumta ku paraqitej si ndihmës, gjykimet ishin të ndryshme, herë pozitive për shkak se po kërkoja punë në të njëtën kohë që bëja dhe kursin, ndërsa dëshira ime ishte ti bëja njëkohësisht të dyja. Ishte fat për mua që u bëra pjesë e stafit të servisit “Tendence 3A” ku aktualisht jam pozicionuar si ndihmës-mekanik edhe paguhem me një pagë të kënaqshme si dhe çdo ditë po mësoj gjëra të reja që do të më vlejnë në të ardhmen”, pohon me entuziazëm Ervisi.

Ai veç emocioneve që na përcolli, na mësoi se pasioni dhe vullneti për të pasur një zanat nuk duhet ti mungoj asnjë të riu, madje asnjë nuk duhet të anashkalojë kurset, shkollat profesionale të cilët të krijojnë mundësi të mëdha në jetë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë