Erza Muqolli vogëlushja shqiptare, gati për suksesin e radhës në Francë

Erza Muqolli vogëlushja shqiptare, gati për suksesin e radhës në Francë

Erza Muqolli është vogëlushja shqiptare, e cila vodhi zemrat e të gjithë publikut francez me zërin e saj. Ajo mori pjesë në ‘France’s Got Talent’, ku dhe ia doli të bënte pjesë në 3 konkurentët më të mirë në finale.

Që nga ajo kohë, Erza ka nënshkruar kontratë me 2 shtëpi diskografike dhe së shpejti do të sjellë albumin e saj të parë solo. Mehmet Muqolli, menaxheri i Erzës, ka konfirmuar se vogëlushja do ta sjellë albumin në bashkëpunim me tekstshkruesin, këngëtarin dhe kompozitorin më të njohur francez Vianney.

“Do të jetë një album shumë i veçantë, është duke u përgatit një album madhështor, do të jetë një album i mirë jo vetëm për francezët, por edhe për shqiptarët. Ky projekt është një projekt që do të sjellë risi në muzikën franceze, por edhe në atë botërore”, është shprehur Mehmeti për ‘KultPlus’. Erza gjithashtu ka zbuluar se albumi do të përmbaje 12 këngë, secila me tematika të ndryshme, ndërsa videoklipi i parë do të publikohet rreth muajit maj ose qershor.

Menaxheri i saj ka premtuar një surprizë për publikun në lidhje me këtë album, por do ta zbulojë kur të publikohen projektet. Sipas Erzës, ky album do të shënojë edhe rrugëtimin e saj në karrierën muzikore si e rritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë