Përballja Laçi-Erzeni ka përfunduar me barazim 1-1. Ky rezultat u ka hyrë në punë shijakasve, të cilët u kanë marrë pikë në transfertë kurbinasve.
Skuadra e Laçit ka ecur me ritëm të mirë gjatë javëve të fundit duke kërcënuar ekipet që kishte më lart në renditje. Goli i Bibos në minutën e 26 u duk se do t’i jepte avantazh ekipit kurbinas edhe sot.
Por gjithçka mori kthesë në pjesën e dytë, kur Nonato shënoi golin e barazimit në minutën e 58. Ndonëse të dyja skuadrat e kërkuan golin e fitores, asnjëra nuk e gjeti rrjetën ndaj ndeshja u mbyll me barazim.