Esad Pashë Toptani sipas
historianit serb Batakoviç

Esad Pashë Toptani sipas <br />historianit serb Batakoviç
TIRANE - Dokumentet serbe hedhin dritë mbi figurën e Esad Pashë Toptanit. Një libër i ri me titullin “Qeveria serbe dhe Esat Pashë Toptani” me autor historianin serb Dusan T. Batakovic, sapo është botuar nga “Botimet IDK” dhe pritet të ngjallë kureshtje, sidomos pas debateve dhe përpjekjeve për rehabilitimin e figurës së Esad Pashës.

Në fjalën e tij botuesi i IDK, Piro Misha, thotë se e ka parë të udhës e me interes ta sjellë në shqip këtë punim të historianit serb Dusan T. Batakovic, për arsyen kryesore që lidhet me informacionin aq të pasur që ofron ky libër për figurën e Esat Pashë Toptanit, “që siç dihet historia në përgjithësi e ka damkosur si tradhtar, por megjithatë kohët e fundit ka pasur një sërë përpjekjesh që drejtpërsëdrejti apo indirekt, janë përpjekur ta rehabilitojnë”.

Misha thekson se “studimi kopertina esad pash toptanii historianit serb Dusan T. Batakovic, duke u bazuar ne dokumentet serbe, hedh dritë pikërisht mbi një sërë aspektesh të panjohura të raporteve mes Esat Pashë Toptanit dhe shtetit serb, duke plotësuar kësisoj perfytyrimin tonë për këtë njeri që pretendoi të bëhej mbret i shqiptarëve, por në fund përfundoi i varrosur mes ushtarëve serbë, në varrezat serbe të Parisit”.

Po ashtu shtysë për këtë botim ka qenë edhe mendimi se botimi në shqip do përbëjë një kontribut të padyshimtë për të plotësuar përfytyrimin tonë për një periudhë aq të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, siç është ajo mes luftërave ballkanike dhe Konferencës së Parisit, me të cilën përmbyllet Lufta e Parë Botërore.

Punimi i D.T.Batakoviçit paraqet pikëpamjen e mënyrën se si Serbia i shihte (dhe i sheh) zhvillimet që sollën lindjen e një shteti shqiptar në atë periudhë sa të turbullt aq dhe me rëndësi për historinë tonë.

Po ashtu ky libër përmes referencave të shumta që sjell, përbën një kontribut për të gjithë ata studiues që një ditë do vendosin të thellohen në njohjen e asaj që gjendet në arkivat e bibliotekat e Serbisë përsa i takon historisë së Shqipërisë dhe marrëdhënieve serbo-shqiptare

Autori i këtij libri Dusan T. Batakovic, ka lindur në vitin 1957. Ai është një diplomat dhe historian serb, i specializuar në historinë bashkëkohore të Serbisë dhe atë të Ballkanit. Aktualisht Batakoviç mban postin e As.Prof. në Universitetin e Beogradit, si dhe atë të zv.drejtorit në Institutin e Studimeve Ballkanike, në Akademinë e

Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Për disa vjet Dusan T. Batakovic shërbeu si këshilltar i presidentit Tadiç. Një pjesë e mirë e veprës së tij i kushtohet pikërisht marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
batakovic
















(Foto ilustruese Esad Pashë Toptani, foto 2, kopertina e librit, poshte autori Dusan T. Batakovic)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi