Esat Pasha në 1916: Dëshiroj të kthehem në Shqipëri si një turist i thjeshtë…

Esat Pasha në 1916: Dëshiroj të kthehem në Shqipëri si një turist i thjeshtë…

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të mërkurën e 1 marsit 1916, në faqen n°2, intervistën e Esat Pashë Toptanit në lidhje me ndërhyrjen austriake në Shqipëri dhe dëshirën e tij për t’u kthyer në atdhe, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Paris, 29 shkurt.

Esat Pasha, i intervistuar nga një prej kolegëve tanë, ka folur gjerësisht për situatën në Shqipëri :

“Unë e shikoj të ardhmen me besim, tha ai, dhe besoj se pushtimi i përkohshëm dhe i pjesshëm i Shqipërisë nga austriakët do të çojë në një kolaps të madh për ta.

Në të vërtetë, ushtritë austriake veprojnë në një vend i cili nuk ofron burime natyrore dhe ku një mijë pengesa të paparashikuara mund të pengojnë operacionet e tyre. Nga ana tjetër, ato janë nën kërcënimin e përhershëm të ushtrisë së fuqishme italo-shqiptare që mund të dalë në kohën e duhur nga baza e Vlorës, me qëllim sulmin dhe ndaljen e trupave të gjeneralit Koevess.

Së shpejti do të shihni që do të ketë pakënaqësi të fortë në Shqipëri kundër austriakëve. Shumë nga bashkëqytetarët e mi që kanë dalë në krah të Austrisë do të pendohen pasi do të jenë nën sundimin e saj.

Italia kurrë nuk ka pasur ndonjë prirje për të pushtuar Shqipërinë; por unë doja të mbroja pavarësinë e Shqipërisë duke mbrojtur interesat e saj në të njëjtën kohë, duke mos lejuar që Austria të merrte nën kontroll Adriatikun. Nëse Austria ka qenë në gjendje të sigurojë përkohësisht mbështetjen e disa fiseve, kjo është për shkak se puna e saj e depërtimit daton prej shumë kohësh.

Dëshira ime është që të kthehem në Shqipëri me ndihmën dhe mbështetjen e qeverisë italiane për të mbrojtur territorin kombëtar. Sidoqoftë, për momentin, nuk kam objektiva ushtarake për të ndjekur dhe do të udhëtoj në Shqipëri si një ‘turist i thjeshtë’.”

Kjo fjalë e fundit u nënvizua me një buzëqeshje të hollë.

/Blogu Dars

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar