Esat Pasha për 'Il Mattino' (1914): Largimi im nga Durrësi pas komplotit mes Austrisë dhe oficerëve holandezë, do ta gjej provën

Esat Pasha për 'Il Mattino' (1914): Largimi im nga Durrësi pas komplotit mes Austrisë dhe oficerëve holandezë, do ta gjej provën

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 23 majit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit në “Il Mattino”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha akuzon Austrinë dhe instruktorët hollandezë

(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)

Romë, 22 maj. – Esat Pasha, i intervistuar nga “Mattino”, bëri deklaratat e mëposhtme :

“Austria dhe oficerët hollandezë kanë bërë marrëveshje konspirative ndaj meje. Gjatë ditës së arrestimit tim, këta të fundit u shpërndanë njëqind e pesëdhjetë pushkë nacionalistëve katolikë për të rrethuar shtëpinë time.

Jam i bindur se kryengritja që më largoi nga Durrësi buron nga një komplot midis Austrisë dhe oficerëve hollandezë. Do ta gjej provën, e cila do të mund të përdoret për historinë e Shqipërisë.”

Esat Pasha është i bindur se do të mund të kthehet së shpejti në Durrës./Darsiani.com

Shkrimi i Le Temps

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë