Escobar: Lufta në Ukrainë shembull për të dyfishuar përpjekjet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shkruar për situatën në Ukrainë, duke përmendur edhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Escobar tha se Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë luftën për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Njerëzit e Ballkanit Perëndimor e njohin shumë mirë kërdinë që shkakton konflikti. Ne nuk duhet ta lejojmë Rusinë të përdorë luftën që ka zgjedhur të bëjë për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rusia nuk ka në mendje interesat më të mira për këto vende. Ekonomitë tuaja janë të lidhura me Evropën. Partnerët dhe investitorët tuaj më të mëdhenj të tregtisë janë në Bashkimin Evropian. Dhe e ardhmja juaj është në Evropë, si anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Escobar.

Escobar tha se kriza në Ukrainë të përdoret si shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë këtu në Ballkanin Perëndimor. Punë për integrimin ekonomik të rajonit. Punë për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm dhe zgjidhje jetëgjata për mosmarrëveshjet e pazgjidhura. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për t’u siguruar që brezat e ardhshëm këtu në Ballkanin Perëndimor të jetojnë në vende të integruara plotësisht në Bashkimin Evropian, në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Shtetet e Bashkuara duan të jenë partneri juaj në këto përpjekje. Ne duhet ta përdorim këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ndalur veprimet që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”, tha ai.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor