Escobar: Sali Berisha e shkuara! Nuk ia heqim ‘Non Grata-n’ edhe nëse i fiton zgjedhjet

Escobar: Sali Berisha e shkuara! Nuk ia heqim ‘Non Grata-n’ edhe nëse i fiton zgjedhjet

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar

TIRANË- Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar i ka shuar çdo shpresë Sali Berishës, duke ia bërë të qartë se edhe nëse fiton zgjedhjet, “Non Grata” nuk do i hiqet. Duke e cilësuar si “e shkuara e vendit”, Escobar tha se SHBA është shumë e qartë në qëndrimin e saj ndaj personave që janë sanksionuar për “korrupsion” dhe “minim të demokracisë”. Historia ka treguar se “Non Grata” nuk i është hequr askujt dhe këtu nuk bën përjashtim as Sali Berisha.

“Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë. Pra ajo është e shkuara? Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara”, tha Esobar në një intervistë në Top Story.

Sulmet e Berishës ndaj diplomates amerikane Yuri Kim, Escobar i ka cilësuar si të pajustifikuara dhe aspak diplomatike. Ai është kujdesur të theksojë se qëndrimet e ambasadoreve në tërësi, e të Yuri Kim specifikisht nuk janë qëndrime personale, po është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë.

“Nuk është kurrë. Do të thosha se në rajon, të gjithë ambasadorët tanë veprojnë me mbështetjen e plotë të Sekretarit të Shtetit dhe Presidentit. Të gjithë ata po veprojnë në përputhje me vlerat dhe politikat tona. Dhe është për të ardhur keq që disa nga Ambasadorët tanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Para së gjithash, mendoj se është e pajustifikuar. Por së dyti, mendoj se është gjithashtu jodiplomatike, sepse ajo që po bën Ambasadorja jonë është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. Nuk është diçka personale. Është çështje politikash. Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë. Dhe në fakt, nëse do të më duhej të shtoja një opinion personal, ne kemi një nga Ambasadorët më të mirë të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri. Pra, nuk është një çështje personale. Është diçka profesionale”, shtoi  Esobar.

Qëllimi i vizitës së tij 3 ditore në Shqipëri, ku ka pasur takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj si edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë për zgjedhjet elektorale, por jo vetëm.

“Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë”, tha ai, duke e cilësuar Shqipërinë si vend me një rol kyç në stabilitetin rajonal.

Në fund, ai ceku edhe çështjen ‘McGonigal’ dhe akuzave për lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit nuk ka ndikuar në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.

Intervista e plotë

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Grida Duma: Zoti Escobar, mirë se erdhët në Shqipëri.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Faleminderit.

Grida Duma: Mirësevini në Top Story. Jam e lumtur dhe mirënjohëse për këtë mundësi të kem këtë intervistë të rëndësishme me ju.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Faleminderit shumë.

Grida Duma: Faleminderit. Sa herë ju ktheheni në Shqipëri, ne kemi zgjedhje të rëndësishme, kjo është e sigurt.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.

Grida Duma: A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

Grida Duma: Raporti apo shënimet që kemi lexuar në media dhe në institucionet tona, si dhe raporti i Departamentit të Shtetit për Shqipërinë kanë në fokus korrupsionin, mungesën e pavarësisë në sistemin e drejtësisë, dhunën gjinore, lirinë e medias, shumë çështje të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve në funksion të demokracisë. Pas 32 vitesh tranzicioni, tranzicioni institucional, dhe jo demokraci të vërtetë që funksionon siç e shohim ne, a kanë Shtetet e Bashkuara një koment për faktin se na mungon një demokraci reale funksionale?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Dua ta nis sërish me fillimin e pyetjes suaj. Raporti për të Drejtat e Njeriut, Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetare, Raporti për Trafikimin e Qenieve Njerëzore - të gjitha këto janë raporte të mandatuara nga Kongresi që ne i bëjmë për çdo vend dhe, në disa raste, i bëjmë për veten. Dhe kjo do të thotë është se iu japim mjaftueshëm rëndësi këtyre çështjeve, trafikimit, të drejtave të njeriut dhe lirive fetare, sa që duam të sigurohemi që t’i katalogojmë si një mënyrë për t'u angazhuar me qeveritë për të gjetur përmirësim. Pra, do të thoja që raporti, i cili është një raport i detyrueshëm, duhet parë si një kritikë konstruktive. Dhe nuk mendoj se ajo që kemi bërë këtu është krejtësisht jashtë realitetit, as se nuk është në përputhje me prirjet e pjesës tjetër të rajonit dhe të pjesës tjetër të Europës. Unë do të fokusohesha në fushat që duan përmirësim, në vend të fushave ku njerëzit mund ta shihnin atë si një mundësi politike ose të motivuar politikisht për të kritikuar qeverinë. Kjo është për shoqërinë në tërësi. Dhe unë mendoj se Shqipëria, si një vend modern demokratik, mund ta shikojë këtë me një nivel vetë-reflektimi dhe të gjejë mënyra për të përmirësuar situatën këtu.

Grida Duma: Shqiptarët janë të fokusuar në gjithçka që vjen si sinjal nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është e sigurt. Shqiptarët janë, për mendimin tonë, një nga popujt më proamerikanë në Europë dhe ndoshta në rajon.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Dhe amerikanët janë vendi më proshqiptar në botë.

Grida Duma: Ne ju jemi mirënjohës për këtë. Ndërkohë, investitorët amerikanë nuk janë në atë standard apo atë nivel që do të donim t'i shihnim si shenja mirëqënieje ekonomike dhe shenja të një Shqipërie të sigurtë me stabilitet politik të vazhdueshëm. A vjen kjo sepse investitorët amerikanë nuk shohin interes, interes të lartë në Shqipëri? Apo sepse qeveria shqiptare nuk ka krijuar, le të themi, garancitë dhe standardet e duhura për të mirëpritur, ftuar dhe nxitur investimet amerikane në Shqipëri?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Krejt e kundërta. Mendoj se tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë po lulëzon. Ajo po rritet në mënyrë domethënëse çdo vit. Mendoj se eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara janë trefishuar vitin e fundit. Trefishuar. Dhe investimet amerikane në rajon, veçanërisht në sektorin e energjisë, janë rritur ndjeshëm. Ne mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur, mbështesim përpjekjet tuaja për t'u integruar më pranë fqinjëve tuaj dhe në Bashkimin Europian. Ne vërejmë shumë gjëra pozitive. Tani, ka ende gjëra që mund të bëni që do të ndihmonin në përmirësimin e klimës së investimeve, veçanërisht në lidhje me gjykatat tregtare dhe pavarësinë e gjyqësorit. Por tani për tani, marrëdhënia, marrëdhënia tregtare është vërtet në rrugën e duhur dhe ne shohim gjëra të rëndësishme që po ndodhin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Grida Duma: E lumtur që kam këtë mesazh nga ju, sepse ky është një fakt, jo perceptim.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ashtu është.

Grida Duma: Zgjedhjet vendore. Dje mesazhet tuaja, të gjitha vizitat dhe takimet tuaja që dolën në media ishin: kujdes me kandidatët me precedentë penalë në listat e partive politike. Nëse kemi ende disa nga këta kandidatë që nuk e respektojnë këtë, a do të ketë një reagim ndryshe, të fortë nga Shtetet e Bashkuara këtë herë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, unë mendoj se të gjitha partitë politike kanë një detyrim ndaj njerëzve që të sigurohen që kandidatët të mos jenë të korruptuar, që ata të kenë në zemër interesat e njerëzve. Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person. Pra, në këtë drejtim, kur pyet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të antikorrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara.

Grida Duma: E kuptoj. Zgjedhjet vendore – ka pasur një betejë dyvjeçare në opinionin publik dhe protagonistët, le të themi, politikë po e diskutojnë atë si politikë përçarëse. Mendoni për opozitën – Partinë Demokratike. Shumë thonë se kjo ka ardhur për shkak të shpalljes non-grata të Sali Berishës. Tani, Sali Berisha vazhdon të jetë në krye të një pjese të opozitës dhe po e quan veten kreun e saj. A ekziston ndonjë mundësi, siç shumë po përpiqen, të themi, të ushqejnë veten, a ka mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara ndonjëherë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Grida Duma: Pra ajo është e shkuara?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.

Grida Duma: Mirë. A do të jenë gjithnjë e më të pranishme organizatat joqeveritare amerikane gjatë zgjedhjeve të 14 majit?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shikoni, çdo vend që është anëtar i OSBE-së ka detyrimin të lejojë vëzhgimin e zgjedhjeve. Mendoj se është e shëndetshme për shoqëritë dhe është e shëndetshme të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe Shqipëria e ka patjetër detyrimin të lejojë njerëzit të vijnë dhe t’i monitorojnë. Ne do të kemi një rol në këtë. Por çka është e rëndësishme është se kjo nuk do të ndodhë nëse nuk kemi një angazhim nga të gjitha partitë dhe të gjithë kandidatët që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe pa ndërhyrje. Shpresojmë që kjo të ndodhë dhe kam besim se do të ndodhë.

Grida Duma: Të shpresojmë. Sa i përket përcaktimit non-grata, përcaktimit të shumë njerëzve nga pala europiane, ne kemi pyetur Bashkimin Europian, ç’është ky, le të themi, emërtim non-grata për ju, si e përfytyron Bashkimi Europian? Ka kaluar kohë dhe jemi në pritje të emrave të tjerë nga shkallët e larta të politikës. A ka ndonjë shans që të kemi edhe disa emra në Shqipëri për të parë vazhdimësinë e dorës së fortë të SHBA-ve? Sa i përket antikorrupsionit dhe ecjes përpara...

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, kjo ka tre pjesë. Dua të them, para së gjithash, ne nuk i shfaqim paraprakisht veprimet tona për sanksionet, ndaj në fakt nuk mund të flas për këtë. Gjëja e dytë është se ne jemi shumë të përkushtuar për të përdorur çdo mjet që kemi, përfshirë sanksionet, për të luftuar korrupsionin në botë. Dhe në këtë pjesë të botës, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, korrupsioni është e vetmja çështje që përshkon të gjitha vendet e rajonit. Por së treti, e dini, marrëdhënia jonë me Shqipërinë nuk ka të bëjë me sanksionet. Marrëdhënia jonë është një partneritet i pjekur midis dy partnerëve të barabartë në një aleancë dhe në një partneritet strategjik dypalësh. Pra, a i ngelet në fakt Shteteve të Bashkuara të bëjë këto përcaktime? I takon institucioneve të Shqipërisë të hetojnë korrupsionin dhe ta ndjekin penalisht kudo munden. Dhe kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është kaq e rëndësishme, sepse nuk na takon neve ta bëjmë këtë punë në emër të popullit shqiptar. Ata kanë aftësinë ta bëjnë vetë. Dhe këto qeveri dhe çdo qeveri, qoftë kjo apo pasardhësja e saj, ka një detyrim ndaj njerëzve që të sigurojë që kjo të ndodhë.

Grida Duma: Çështja McGonigal. Është ende në vazhdim dhe ka shumë pikëpyetje në opinionin publik në Shqipëri. A i dëmtoi marrëdhëniet pas akuzave të asaj dosjeje me kryeministrin Rama – mes kryeministrit Rama dhe SHBA-së?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Gjëja e dytë siç e përmenda më parë, marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Thënë kështu, do të thoja se marrëdhënia jonë me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë.

Grida Duma: Më e mira që keni pasur ndonjëherë. Për sa i përket ligjit për investimet strategjike, edhe dosja McGonigal na ka shfaqur një ilustrim se ai ndoshta ka nevojë për shumë amendamente ose disa amendamente në mënyrë që kompanitë ruse të mos fshihen pas disa mënyrave të ndërlikuara për të hyrë në sektorë strategjikë që janë tani, pas luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, në një pozicion tjetër. Çfarë mendoni për kuadrin tonë ligjor për investitorët strategjikë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Mendoj se të gjitha vendet e rajonit, në të gjitha vendet e Europës, në fakt duhet të kenë njëfarë kontrolli të investimeve. Dhe ky ka qenë një diskutim i hapur me të gjithë partnerët tanë. Mendoj se të gjithë i kuptojnë rreziqet e pastrimit të parave, rreziqet e ndikimit keqdashës rus dhe do të thoja se ne kemi një dialog të hapur me qeverinë, këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtojmë atë lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus dhe si e trajtojmë ne së bashku.

Grida Duma: Financimi rus në partitë politike është një çështje e rëndësishme. Është vërtetuar se ka – në realitet – parti politike dhe disa individë që kanë marrë para nga kompani apo individë rusë. Së pari, a kemi një listë konkrete me emrat e politikanëve nga Shtetet e Bashkuara që kanë para ruse në xhepat e tyre apo në buxhetet e partive tani?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, nuk do të hyj në detaje. E vetmja gjë që është shumë e vërtetë është se Rusia ndërhyn në zgjedhjet demokratike në të gjithë Europën, jo vetëm këtu, por edhe në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Dhe ka njerëz që janë të gatshëm të pranojnë paratë ruse në emër të çuarjes përpara të agjendës së Rusisë, e cila nuk është një agjendë pozitive për këtë pjesë të botës. Unë do të thosha thjesht se ne duhet të vazhdojmë ta diskutojmë këtë dhe të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin se cilat janë pritshmëritë dhe të ndajmë informacione, kur e shohim, atë çka Rusia po bën në këtë pjesë të botës, sepse ajo (Rusia) nuk ndan të njëjtat synime si Shtetet e Bashkuara dhe Europa për Ballkanin Perëndimor. Ne po përpiqemi të krijojmë përfshirje më të madhe. Ne po përpiqemi të krijojmë një rrugë që këto vende, përfshirë Shqipërinë, të bëhen anëtarë të organizatave transatlantike, përfshirë Bashkimin Europian. Rusia po bën pikërisht të kundërtën. Pra, ne jemi shumë skeptikë për çdo gjë që Rusia bën në sferën politike dhe ekonomike.

Grida Duma: Disa argumentojnë se këto para ruse ishin këtu përpara se të fillonte lufta Ukrainë-Rusi. Ç’është e gabuar në pasjen e lobimit apo njëfarë financimi, qoftë edhe nga Rusia? Pse duhet ta konsiderojmë këtë një, le të themi, një krim moral nëse ata politikanë do të argumentonin vetë se kjo ka ndodhur përpara konfliktit Ukrainë-Rusi?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, do të thosha se ndikimi i huaj në cilëndo zgjedhje, veçanërisht financimi, është pothuajse në çdo rast i jashtëligjshëm. Dhe në shumicën e vendeve demokratike duhet që zgjedhjet të jenë një referendum për njerëzit ndaj udhëheqësve, për ata njerëz. Përpjekjet e Rusisë në të gjithë Europën në mbështetje të kandidatëve, kandidatëve specifikë, me financim nuk kanë qenë për të mbështetur qëllimet e atyre vendeve, por për të mbështetur ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon. Dhe kështu, do të thosha se çdo vend duhet të jetë shumë, shumë i kujdesshëm, përfshirë vendin tonë, për financimin e fushatave, për mediat e lira dhe të drejta dhe për të qenë shumë të qartë për atë që Rusia po bën brenda Europës dhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Grida Duma: T’u kthehemi partive të opozitës, një Parti Demokratike ndryshe. Ndarja e ka lënë të ashtuquajturën pjesë zyrtare të PD-së me sytë nga Ambasada Amerikane duke thënë ­kemi nevojë për më shumë ndihmë, kemi nevojë për më shumë udhëzime. Ka disa protagonistë që janë, të themi, duke parë një rrugë drejt zgjidhjes përmes bashkëpunimit të ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe përfaqësuesit tuaj këtu. Cili është komenti juaj për këtë? A është kjo mënyra e duhur për të parë ngjarjet në zhvillim në PD?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shikoni, ne nuk zgjedhim qeveritë si aleatë në NATO, që do të thotë se ne nuk zgjedhim fituesit dhe humbësit. E bëjnë njerëzit. Do të them, sërish, partneriteti ynë është me popullin e Shqipërisë dhe me çdo parti politike, çdo lëvizje politike, që sheh si synime strategjike çuarjen përpara të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, të qëndruarit e përkushtuar ndaj NATO-s dhe të qëndruarit të përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit, ne i shohim ato parti dhe ato lëvizje si aleatë. Pra, shpresojmë që i gjithë spektri politik ta ketë parasysh këtë kur të angazhohet me ne dhe kur të angazhohet edhe me partnerët tanë të QUINT-it, sepse kjo është më e mira për Shqipërinë.

Grida Duma: Pas një dekade, misioni i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka qenë me raste, gjatë kësaj periudhë kohore, veçanërisht i vështirë. Është hera e parë që puna e një ambasadori të huaj, për mendimin tim, ka qenë kaq e vështirë dhe opinioni publik ka qenë shumë më i informuar për misionin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Keni një koment për këtë? Sepse për mua është diçka që nuk mund të ndodhte dhe nuk mund të vihej në dyshim. Integriteti, të themi, misioni i plotë si mision publik dhe jo personal.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk është kurrë. Do të thosha se në rajon, të gjithë ambasadorët tanë veprojnë me mbështetjen e plotë të Sekretarit të Shtetit dhe Presidentit. Të gjithë ata po veprojnë në përputhje me vlerat dhe politikat tona. Dhe është për të ardhur keq që disa nga Ambasadorët tanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Para së gjithash, mendoj se është e pajustifikuar. Por së dyti, mendoj se është gjithashtu jodiplomatike, sepse ajo që po bën Ambasadorja jonë është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. Nuk është diçka personale. Është çështje politikash. Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë. Dhe në fakt, nëse do të më duhej të shtoja një opinion personal, ne kemi një nga Ambasadorët më të mirë të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri. Pra, nuk është një çështje personale. Është diçka profesionale.

Grida Duma: A e dini nëse i është bërë ndonjë dëm opinionit publik shqiptar nga përçarja e opozitës? A ka rrezik për këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Unë mendoj se ekziston rreziku që ka njerëz që po përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime personale politike, dhe kjo nuk e ndihmon interesin tonë strategjik apo tuajin. Ndaj, do të isha shumë, shumë dyshues për këdo që vë në lëvizje ose u jep shtysë linjave anti-amerikane, sepse gjithçka që kemi bërë, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë për të thelluar marrëdhëniet strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe më duhet të them se Shqipëria zë një pozicion shumë të privilegjuar në politikën tonë të jashtme. Jemi konsultuar me ju dhe keni qenë pjesë e pothuajse çdo ngjarjeje globale për shkak të partneritetit tuaj me Shtetet e Bashkuara. Dhe ne jemi ndihmuar për të çuar përpara vlerat dhe synimet tona në Europë prej partneritetit tonë me Shqipërinë, jo vetëm në NATO apo Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe në mënyrë dypalëshe. Pra, do të thosha se kushdo që predikon çfarëdo lloj anti-amerikanizmi, në fakt nuk ka parasysh interesat e Shqipërisë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • like: 14/04/2023 12:35

    Te vjen per te vjell kur lexon per kea jashteqitje te shqiperise dhe kete laviren qe I ben intervisten

    Përgjigju
  • Gega: 14/04/2023 11:47

    Duhet qe te digjet ambasada Amerikane ne Tiran me kimeten, me Escobar, me Soros, e me Raman Brenda. USA eshte shtet terrorist dhe anti demokratik

    Përgjigju
  • Gimi: 14/04/2023 10:34

    Vetem lajme per saliun lexojm

    Përgjigju
  • GOLI: 14/04/2023 09:30

    PER TE QENE ALEAT I MIRE I SHBA-ve PATJETER QE DUHET TE JESH ALET I AFT TRAPLEPIRES ...NE TE KUNDERTEN PER SHBA-istat JE I PADESHIRUAR.....SIÇ DUKET SALA S'ESHT I TILLE.

    Përgjigju
    • XXX: 14/04/2023 11:06

      Aty fli ti pall karri, ik lepiji pallen Saliut ti.

  • Sportelisti i PD: 14/04/2023 09:13

    Ju komentues te nderuar Pro Saliut legjendar,paraqituni tek sporteli i SHQUP'it,me kopjen e komentit dhe do merrni nje kupon per dy qofte dhe nje birre....Per komente me "nivel",qe demaskojne imperializmin amerikan,do te kete gjize ekstra dhe spec djeges.Sportelisti PD

    Përgjigju
    • Nemesis: 14/04/2023 16:36

      Po ty cfare te jep Rama apo nje lopate, dhe mos harro VETEM PARA

    • Flipi: 14/04/2023 11:49

      HAHAHAHAHAAA E FORT

    • Dritan Aliraj: 14/04/2023 11:48

      Hahahaha

  • Riku: 14/04/2023 06:43

    Po mire mo si eshte e mundur jane zgjedhjet e 3ta ne radhe qe vjen 1 amerikan mu para zgjedhjeve dhe thotw votoni edi ramen... bravo realisht perhapes demokracie... po ka 6 vite qe wshte non grata nuk prisje dot te mbaronin zgjedhjet dhe pastaj te vazhdonte avazi...

    Përgjigju
  • Taku: 14/04/2023 06:40

    Do e shikojme o Eskobar por mbas fitores se Sali Berishes do thoni “Te na fale kopetenti” !!! Ju jeni shteti qe mbillni korrupsionin dhe grabisni vendet e varfera si Shqiperia ku s,ka shtet …. U kujtuat 10 vite mbrapa te merreni me Salen nderkohe qe ktu po vidhet dhe ajri … Po normal Sorrosi i kushton Shqiperise 1 milion usd ne dite dhe haracin e paguan populli !!!

    Përgjigju
  • Kokpalari Viçidollit: 14/04/2023 02:24

    Heu bre Eskobar. Nmaa e bone Salehun per spital tani me kto qe the. As ne viçidoll sdo e pranojme me. Neser Salehu do nisi direkt zarin e tij Mul magjarin e kokpalaret e tjere per komente.

    Përgjigju
  • Mali: 14/04/2023 01:17

    Si duket, dallkauku nga Washingtoni nuk e ka idene qe keto jane zgjedhje lokale, dhe Saliu nuk kandidon. Kandidohet per kryetare vendore dhe keshilla. Ia heq apo jo ndalimin e hyrjes, ajo eshte diskrecion i sekretarit te shtetit te SHBA. Ne fakt nuk ka fare rendesi. Perkundrazi, te cudit fakti qe ndersa zbrazen ndaj dikujt qe nuk ka as akuze dhe as prova, kur afera e korrupsionit McGonigal qe ben muuuu, dallkauku nga Washingtoni kthehet ashtu memec, njesoj si ramistja ne rrugen e Elbasanit. Eshte e veshtire te pranohet deshtimi, madje i turpshem i ketyre zuzareve ne ballkan. Nuk paskan fare cipe.

    Përgjigju
  • Bari: 14/04/2023 00:44

    Ne fakt ky flet per ata te barit mbani mend ate surat pekmezen ambasadore. Ajo foli ne barin kurse ky sot shtoj edhe bariun. Pirdh o eskobar pirdh, kjo eshte fatkeqesia tjeter qe ka rene reputacioni amerikes ne fund te kembeve. Dil bej xhiro ti e jep ndonje fjjalim nderkohe qe populli shikon cdo dite krim, mafie, korrupsion, papunesi, cmime ne stratosfere e ky amerikanoja vjen ben qoken e rradhes. Besoj jane eksituar shume patronazhistet sot bashke me aktivistet. Kane bere sakrifice sot per partine skane ngrene fare as buke as grosh kane fjetur me fjalimin e eskobarit.

    Përgjigju
  • Scutari: 13/04/2023 21:48

    A e dëgjove Bardh Spahia!!

    Përgjigju
    • Den: 14/04/2023 13:12

      Skandaloze.Dy here e ka shpetuar USA shqiperine ,ne 1918 dhe 1999 Armiku jone prej qindra vjetesh eshte sllavi,ne 1945 aleati yne me i ngushte Tito,ne 1949 Stalini mbas 1960 mao ce duni dhe te gjithe armiq te betuar te shqiptareve.Eshte e pa besushme qe ka konentues qener shqipfoles qe e trajtojne USA njesoj si enver hoxha.Prandaj Shqipria ne shekuj ka mbetur vendi me problematik dhe i varfer sepse ketu ka jo pak qener shqipfoles qe atdheu i tyre fillon dhe mbaron tek 'kuleta' e tyre

    • Turi: 14/04/2023 02:25

      Mos e ngacmo Bardhin se i iken tasi me pershesh pastaj e ska cfar te lepij me.

    • Shiroks: 13/04/2023 23:35

      Bardhi i biri Ali Spahise bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit.

    • Vlora: 13/04/2023 23:24

      Sali berisha mori ameriken perpara 300 miljon popull nuk pyet per keta shqiptaret fare fare

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'