I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar sot Beogradin ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Pas takimit me Escobar, Vuçiç në një postim të bërë në rrjetet sociale tha se biseda kishte qenë e hapur dhe korrekte dhe se besonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Serbisë.
Ndërsa në komunikatën e bërë publike nga presidenca e Serbisë, thuhet se gjatë takimit është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Presidenti Vuçiç përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në njoftim.
Vizita e Escobar në Ballkan, vjen pak ditë para mbajtjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, pritet firmosja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Pas Beogradit, Escobar pritet të vizitojë edhe Kosovën për t’u takuar me Kurtin para mbajtjes së takimit në Ohër.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.3%
Vota total: 2545
Lajme të tjera
-
Masakra në lagjen Dardania, Kurti bën homazhe në Pejë: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale
27 Mars, 13:00
-
Xhaçka takon homologun e Maqedonisë së Veriut: Në fokus bashkëpunimi dhe sfidat në rajon! Mbështesim ujdinë e Ohrit për Kosovën dhe Serbinë
27 Mars, 12:54
-
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime luajnë bilardo
26 Mars, 13:38
-
Ilir Yzeiri: Marrëveshje për luftën me fjalë
25 Mars, 14:35
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vizitë në Luginën e Preshevës! Banorët autoktonë kërkojnë më shumë vëmendje nga Shqipëria dhe Kosova
24 Mars, 17:17
-
Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve
24 Mars, 10:54
-
Si po shkon procesi i Kosovës për ndërrimin e targave serbe?
24 Mars, 07:58
-
Sot 24 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë
24 Mars, 07:45
-
Prishtina kërkon penalizimin ndërkombëtar të Serbisë
24 Mars, 07:19
-
Lista Serbe zbulon përse nuk merr pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës! Kurti akuzon Beogradin për ndërhyrje
23 Mars, 17:52
-
Zvicra luan kundër Bjellorusisë në Novi Sad, gazetari serb 'këshilla' për Xhakën: Mos të dalë në qytet, policia është gati
23 Mars, 17:28
Eja dhe do ta japim mu në lulen e ballit o fashist i prishur…!!!!
Përgjigju