TIRANË- Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar ia bëri të qartë se “ai është e shkuara duke theksuar se edhe nëse fiton zgjedhjet, ‘Non Grata’ nuk i hiqet, mirëpo një deklaratë të tillë, Sali Berisha e ka parë me nota optimiste. Berisha është kapur mes rreshtave të deklaratës së Escobar, më konkretisht te fraza “edhe po të fitojë”, duke thënë se kështu zyrtari amerikan ka parashikuar fitoren e tij, e për pasojë shpreh vlerësim. Ndërkohë, sa i përket çështje se ‘Non Grata’ nuk i hiqet, Berisha tha se nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

“Dje deklarova se më pëlqeu vizita e Escobar, por sot mund të t’ju deklaroj se më pëlqeu intervista e Esocbar. Pse më pëlqeu? Sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova që më pëlqeu vizita. Kjo vizitë shtoi një detyrë, për të shtuar një pike në planin tim, ekstradimin e Ramës në SHBA. S’e kisha dëgjuar intervistën, për atë takim nuk u tha asnjë fjalë e vetme, vetëkuptohej pse ishte. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij, e pyetur për problemin e Ramës dhe McGonigal, ai tha se nuk komentoj për një çështje penale të hapur, do të thotë derë e burgut e hapur. Ai tha nuk diskutoj për një çështje penale të hapur, pra do të thotë një derë qelie për Edi Ramën. “Edhe në rast se fiton”, pra parashikon fitoren time. Po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe PD. S’kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Si mund të ndryshojë vendimi pa kërkuar i interesuari, nuk e di si mund të ndodh, Unë kam bërë padinë për shpifje në Paris. Ajo zyrë ku është Blinken, unë kam hyrë më shpesh në 30 vite, kur cënon në dinjitet ka 2 rrugë, ose kërkon falje, kanë kaluar 2 vite dhe nuk kanë sjellë asnjë provë dhe asnjë dokument. Kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme, por s’kanë gjetur, sepse fëmijët e mi kurrë nuk kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në asnjë tender”, tha Berisha.

Berisha nuk ka reflektuar as për sulmet ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Teksa vijoi duke e quajtur sërish “guvernatorë”, Berisha derdhi një lumë akuzash të tjera ndaj sa, duke thënë se ka përfituar prona në Shqipëri. E për këtë, Berisha pretendon se ka prova që mund t’ia vërë në dispozicion FBI, DASH dhe Kongresit të SHBA-së.

“Sa i përket guvernatores, unë i bëj thirrje inspektorit të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA të hetojë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi pronat e saj në Shqipëri dhe garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuojë me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve”, tha Berisha.

Ndalur te zgjedhjet vendore të 14 majit, ku koalicioni i tij me Ilir Metën ka nxjerrë kandidatë në 61 Bashki, Berisha u shpreh optimistë për fitore. Nëse socialistët do të mbjellin pemë, Berisha ka premtuar një fushatë “të zjarrtë” me takime në pjesën më të madhe në sheshe.

“Nuk them se do fitojmë 100%, por nuk mund të them se cilën bashki nuk do të fitojmë, se klima është shumë pozitive, se kemi bërë një fushatë serioze. Më së shumti do jenë sheshet, por edhe sallat do jenë një opsion”, tha Berisha.

Një koment e ka pasur edhe për këngën e socialistëve “Përpara”, duke thënë se kjo e konfirmon mendimin e tij, se kryeministri Edi Rama është “një artist i dështuar”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Berisha për sondazhet: Rama u ka dhënë nga 1 milion euro! Facebook dhe Instagram na nxjerr ne fitues

1681393540_saaa.JPG

Sali Berisha i ka sulmuar sondazhet për zgjedhjet e 14 Majit duke akuzuar se gjoja paguhen nga Rama. Siç e ka zakon Berisha akuzon kështu pa paraqitur asnjë provë se Rama u ka dhënë nga 1 mln euro secilës  kompani të sondazheve. Berisha tha se e shikon që do të fitojë për shkak se e shikon në Facebook dhe instagram dhe aty duket fitorja.

“E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë. Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë”, tha Berisha.

Ora 12:42
Berisha: PD e gatshme t’i japë prova DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA që vërtetojnë se Kim ka prona në Shqipëri

 

Ish kryeministri Sali Berisha tha se PD-ja ka prova që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka prova në Shqipëri. Ai tha se është i gatshëm që këto prova t’ia dërgojë DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA

“Sa i përket guvernatores, unë i bëj thirrje inspektorit të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA të hetojë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi pronat e saj në Shqipëri dhe garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuojë me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve”, tha Berisha.