ReportTv siguron ekskluzivisht fotot e Dhimitër Potit i konsideruar si baroni i drogës apo “Escobari” Ballkanit nga mediat greke, arrestuar 48 orë më parë në Belgjikë.
 
Është ky Dhimitër Poti personi i dyshuar si një nga drejtuesit e rrjetit të narkotrafikut Shqipëri-Greqi-Europë ndërsa në pranga me të ka rënë dhe i vëllai Xhevahir Poti.
 
xhevahir dhe dhimiter poti report
(Dy vëllezërit Dhimitër e Xhevahir Poti)

Dy vëllezërit Poti janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.
 
4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore.
 
Në Belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime për Report Tv.
 
Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.
 
Siç dhe shihni në këtë faksimile RDGL Group BVBA është kompania e transportit Cargo me seli në Zaventem Belgjikë shumë pranë aeroportit ku ndodhen sulmet terroriste në 22 mars.

dhimiter poti
 
(Faksimile e kompanisë së transportit të Potit me seli në Zaventem Belgjikë)

Kjo kompani është hapur në 17 Janar 2014 dhe aktualisht është aktive dhe përfaqësues ka Dhimitër Potin e Xhevahir Potin.
 
Këta dy shtetas janë të dyshuar si pjesë e një rrejti narkotrafiku ku është hetuar dhe Kelmend Balili ish drejtori transportit Sarandë që prej të premtes rezulton i shpallur në kërkim nga policia shqiptare.
 
Balili mohoi përfshirjen në trafikun e drogës por hetimet e palës greke e kanë gjurmuar atë në telefonata me të arrestuarit dhe anëtarët e grupit prej 17 personash tashmë të arrestuar ku 6 prej tyre janë shqiptarë.

kelmend balili
Kelmend Balili
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com