Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend

Të ngasësh makinën  në rrugë është një prej gjërave më të zakonshme në rutinën dhe përditshmërinë e gjithkujt.

Por ky çast krejt utilitar në jetën tonë është shndërruar në shumë gjëra kohë pas kohe. Dhe vazhdimisht në kategori të caktuara moshore kjo kthehet në momentin më të rrezikshëm ndonjëherë. Sepse një pjesë e mirë e të rinjve dalin në rrugë me adrenalinën me vete dhe ngasin si në skena filmash. Si luajnë të rinjtë me jetën në kërkim të  adrenalinës së  shpejtësisë? Si t’i largohemi rrethit vicioz të aksidenteve që marrin jetën?

Për t’iu kthyer një përgjigje këtyre pyetjeve ishim në një bisedë në “Esencë” me ekspertin rrugor Arben Luzi, Influencerin Grines Fezillari dhe gazetaren e Report Tv Keti Banushi.

“Sjelljet e këqija në rrugë janë të përsëritura nga drejtuesit e mjeteve të cilët nuk penalizohen “-thotë eksperti Luzi.

 Nevojitet edukimi dhe sensibilizimi i të rinjve për sjelljen në rrugë dhe kontrolli i prindërve është një faktor që do të shmangte aksidentet e të rinjve. Shkolla dhe policia janë dy institucione që duhet të marrin masa në lidhje me sjelljen e të rinjve.

“Më vjen keq që shpejtësia është kthyer në një trend për klikime në rrjetet sociale”-thotë Grines Fezollari 

Jo rrallë drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë janë  nën efektin e drogës. Nevojiten një sërë formash sensibilizimi për sjelljen në rrugë në mënyrë që kjo situatë të mos prodhojë shifra alarmante humbjesh jete nga pakujdesitë në rrugë.

Por siç citon edhe eksperti Luzi, duhen kontrolluar çdo 6 muaj radarët e rrugës dhe një faktor tjetër është edukata që vjen prej familjes që nga fëmijëria është themelore për sjelljen në rrugë.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat