‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën

‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën

Mjekja Anila Shameti

Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar kundër COVID, në kuadër të javës së hapur të vaksinimit masiv të qytetarëve +18 vjeç.

Ministrja, teksa ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti, e cila shërben si vaksinatore, në qendrën shëndetësore të Sukthit prej 24 vitesh, shkruan se ata që ende nuk janë vaksinuar koha është tani.

“Anila Shameti shërben si kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Sukth prej 24 vitesh. Sot është në krye të procesit të vaksinimit anticovid në këtë zonë, ku qytetarët po vaksinohen masivisht

Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar, koha është tani. Vaksinatorët tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shkruan ministrja.

Të hënën në vendin tonë kanë nisur ditët e hapura të vaksinimit që do të zgjasin deri të dielën. Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të paraqitet me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare