Më parë, kur një letër donte dy muaj të arrinte në destinaicion, dhe kur shumica nuk ishin larguar asnjëherë nga fshati, pa dalur në qytetet, kthimin e një emigranti që ndoshta ishte i konsideruar i humbur për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit larg, përveç se ishte festë e madhe gëzimi e konsideronin edhe një event  jashtëzakonshëm për të marr informacione se si bëhej jeta atje ku kishte emigruar! Atëherë, ishte e thjeshtë që dikush që vinte nga emigrimi të gënjente për sukseset e tij dhe po ashtu të thoshte gjëra të paqena për arritjet e tij!

Sot, më shumë shqiptar ka në emigracion se në Shqipëri, sot fal teknologjisë, nëse dëshiron më shumë e me kollaj mund të flasësh me dikë që jeton larg në Amerikë sesa me dikë që jeton në Shqipëri! Po ashtu, sot, është më kollaj të udhëtosh nga Rinasi në New York se nga Kamza në Tiranë! Dikush mund të thotë e mund të pretendoj se ka influencë në SHBA, keqardhje për të! Dikush që të ketë influencë në SHBA duhet të plotesoj një nga këto kritere:

1. Të jetë ekselent në një profesion, mundësisht të ketë patentë në inovacion ose të jetë profesionist me emër
2. Të ketë studiuar si student ekselent e kështu është këshilltar ose administrator i zoti në ndonjë kompani me emër
3. Të jetë sipërmarrës shumë i zoti dhe shumë i pasur
4. Të ketë influencë të madhe tek qytetarët duke pasur potenciale për ndonjë elektorat të konsideruar.

Çdo kush që nuk i plotëson këto kritere është thjeshtë mashtrues ose delirant deri në lajthitje!