'Është marrë peng aktiviteti i aeroportit', Rama: Kanë gjetur Qeverinë e gabuar! Çështja 'Becchetti'? Marifetçiu, Saliu dhe Iliri do marrin 'atë që nuk thuhet'

Nga Memaliaj, ku po zhvillon një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër Edi Rama foli për zhvillimin e ditës dhe i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit.

"Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit nga një grup i nxitur drejtpërdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po përdorin  një gur me emrin Leshko. Kupton edhe një herë se si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar Qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Kanë bllokuar edhe vaksinimin. Por nuk do t'ia arrijnë. Kanë gjetur Qeverinë dhe Kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë.

Paga është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më së shumti sektorin e transportit. Aktualisht e kanë mbi 2400 dollarë dhe nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë. I kanë bërë llogaritë gabim por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do të dështojë.  Bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, bllokon lëvizjen e qytetarëve. Këta të gjithë janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen po njësoj në emër të asaj politike ogurzezë për Shqipërinë, ekonominë e këtij vendi, të ardhmen e këtij vendit", tha Rama.

Ai ceku në fjalën e tij edhe një çështje për të cilën nuk ka pasur një qëndrim së fundmi, gjyqin me Becchettin. Rama tha se ai nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve.

"Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do të marrin atë që nuk thuhet, atë që ngelet dhe nuk hahet. Ai marifetçiu i paskrupullt  kërkohet nga drejtësia e shqiptarëve dhe nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve", tha Kryeministri.

Kujtojmë se disa ditë më parë në një shkrim të Zërit të Amerikës u njoftua se Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
‘Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit’- Rama: Mbase kjo ka qenë arsyeja që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit

I pranishëm në Tepelenë, në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rma përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit.

Rama tha se aeroporti i Kukësit pritet të hapet për pak ditë, ndërsa shtoi se mbase kjo ka qenë arsyeja “që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit”.

“Rruga është shtruar dhe na duhet vetëm të ecim përpara. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit. Të gjitha këto porta do sjellin njerëz e konsumatorë në vendin tonë. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, sot e kemi çuar në 400 mln do ta çojmë në mbi 1 miliard mandatin e tretë. Nuk është për mua mandati i tretë, as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë që Shqipëria të kthehet edhe njëherë mbrapa”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te potenciali i vendit për turizmin, Rama tha se Tepelena është udhëkryq i madh ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve, ndërsa i bëri thirrje emigrantëve nga zona që të kthehen dhe të investojnë në fshat, duke i kthyer shtëpitë në bujtina.

“Tepelena është një udhëkryq i madh ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve për të eksploruar mrekullitë e natyrës dhe për të shijuar traditat. Rruga që tani është realitet që lidh Labërinë lart me detin poshtë, mbyll një histori të gjatë largësie dhe krijon kushtet për zhvillim krejt tjetër, ashtu sikurse Tepelena do të bëhet pikë referimi për shumëkënd që do të vijë poshtë gjatë sezonit të verës. I them të gjithë emigrantëve që të kthejnë sytë nga rrënjët, nga fshati i tyre, të investojnë pa frikë kursimet e tyre për t’i kthyer ato shtëpi në bujtina, për të investuar në turizëm me traditën e  blegtorisë dhe të jenë të bindur se ajo që do të fitojnë do të jetë më tepër se ajo që fitojnë nëpër botë. Nuk është e thënë që të vijnë e të rrinë këtu menjëherë, por të fillojnë të investojnë. Do ta kthejmë Shqipërinë në kampione të turizmit në Rajon. Rruga është shtruar dhe na duhet vetëm të ecim përpara. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit. Të gjitha këto porta do sjellin njerëz e konsumatorë në vendin tonë. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, sot e kemi çuar në 400 mln do ta çojmë në mbi 1 miliard mandatin e tretë. Nuk është për mua mandati i tretë, as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë që Shqipëria të kthehet edhe njëherë mbrapa”, shtoi Rama.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë