madje te prishen ato qe jane ndertuar ne kohe te ndryshme!
Pa koment;
Par/k,-ku m. sh. -qe, -qet. 1. kopsht i madh me drure zbukurues e me lule qe sherben si vend pushimi; shesh i pajisur me lodra ose me mjete te ndryshme per argetim a per sport. parku "rinia", parku i madh i tiranes. parku sportiv. parku i lojerave per femije.
py/ll, -lli m. sh. -je, -jet. 1. siperfaqe e madhe toke me drure te dendur ose me shkurre; teresia e drureve dhe e shkurreve qe ze kete siperfaqe.
Burimi: fjalor i shqipes se sotme /akademia e shkencave te shqiperise, instituti i gjuhesise dhe letersise.
me koment;
Secili prej protestuesve te sotem, duhet te kuptoje se pyllin e gjen tjeter kund, ky qe eshte ne mes te tiranes eshte park, madje urban.
Me tej akoma;
secili prej protestuesve te sotem, duhet te kuptoje se parku nuk eshte vetem i tyre (edhe pse nder me agresivet e tyre, keto tre vitet e fundit nuk i kam pare ndonjehere ne park, me perjashtim te zotni sazanit);
Pra;
eshte edhe i atyre qe duan te vrapojne-ndaj pista e re e vrapimit eshte e mirepritur te ndertohet per ne te tjeret, dhe nuk jemi pak;
Eshte edhe i atyre qe duan te pedalojne-ndaj pista e re e pedalimit eshte e mirpritur te ndertohet per te tjere njerez dhe ata nuk jane pak;
Eshte edhe i femijeve qe duan te luajne-ndaj kendi i ri i lojrave eshte i mirpritur te ndertohet per gjysher, prinder dhe femije qe nuk jane pak.
E dini pse?
Qe ata qe vrapojne te mos ngaterrohen me ata qe shetisin me nge ne pisten e vrapimit, te mos ndalohen nga ata qe shetisin femijet me lloj lloj karrocash mu aty, te mos rrezikohen nga ata qe pedalojne po mbi pisten e vrapimit, te mos kene neper kembe femije gjithfaresh qe su pelqen betoni per tu zhgerryer por ai dheu i kuq;
qe ata qe shetisin tek ajo rrugina e betonit te mos pesojne te njejten gje nga vrapuesit, pedaluesit, shetitesit e tjere dhe femijet super te levizshem.
Kaq e thjeshte eshte.
Aaaa po;
Une jam kunder qe ne kete park, hyrje apo dale, brenda tij gjithshtu, te ndertohen struktura te perhershme banimi, pushimi, ngrenie e cdo gje tjeter, prej tulle apo betoni.
ndaj dhe apeloj qe cdo gje e ngritur si e tille ne park, ne cilendo kohe, te prishet.
Ne fund;
E gjitha kjo as qe ngrihet si:
"Ceshtje e prones publike"; kendi i lojrave te femijeve serish publik do jete; pista e vrapit dhe pista e pedalimit me shume njerez do te sjelle ne park, madje edhe te mbrojtur;
"Ceshtje ambjentale"; ne park jane shtuar aq drure ne 5 muaj sa nuk ishin shtuar kurre me pare; madje u eshte sherbyer drureve si kurre me pare.
Duke pare nje takem politiqensh, bij e dhendra po aq qensh, madje pitbulla (ata i kane parqet e tyre ne lalez a malin e robit), kam ndjesine e keqe te nje arsyeje politike te qarte tashme.
Por dilini ballas, akuzojeni politikisht!
eshte me e ndershme keshtu. dhe nuk beni dem per te tjeret!
Qytetaret e tiranes nuk kane e nuk mund te pushojne, argetohen me para ne qtu, sp, teg, ring, etc, vrl etj; nuk kane perse te shpenzojne para per biznesmenet tuaj;
Hapesira publike ju perket atyre, te gjitheve, jo vec atyre qe pelqejne pyllin!!
Redaksia Online
Shqiptarja.com