Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv procesin zgjedhor në SHBA, ku ende po vijon numërimi i votave. Nisur edhe nga projeksionet e mediave amerikane, juristi Spahiu thotë se zgjedhjet do të fitohen nga kandidati republikan, Donald Trump. Ndërkohë, thekson se republikanët do dominojnë edhe Senatin dhe Kongresin.
Më tej, Spahiu thekson se kandidatja demokrate Kamala Harris do të pranojë humbjen dhe do kemi një ndërrim paqësor të pushtetit.
"Trump do të shkojë drejt një fitore të qartë në këto zgjedhje duke dominuar jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por edhe Kongresin dhe Senatin. Do jetë një humbje e rëndë e demokratëve. Mendoj që pavarësisht të gjithave masave që janë marrë, parashikoj që Harris do të pranojë humbjen dhe do kemi një shpallje të rezultatit në qetësi. Një ndryshim të pushtetit paqësor, pa probleme", tha Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço.