"Eshtrat vijnë vonë", drama
kosovare në Teatrin Kombëtar

kosovare në Teatrin Kombëtar
">
Drama “Eshtrat vijnë vonë” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me autor Teki Dervishin, është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kjo shfaqje me regji të Martin Koçovskit vjen në Tiranë në kuadër te kalendarit të përbashkët artistik Shqipëri-Kosovë.

Të martën në mbrëmje ky bashkëpunim do të vijojë edhe me një tjetër shfaqje, “I LIGU PER MEND" me autor Gjergj Fishtën. “Eshtrat që vijnë vonë” është dhënë premierë në Prishtinë në maj të vitit të kaluar.

Pas premierës drama kosovare u shpall fituese e disa festivaleve të mbajtura në Rajon dhe në tetor të vitit të kaluar triumfoi në edicionin e katërt të “Fest(in) on the Boulevard” në Bukuresht.

Një rol të madh në suksesin e shfaqjes kanë luajtur edhe aktorët e njohur Bajrush Mjaku, Astrit Kabashi, Adrian Morina, Shkëlzen Veseli, Lumnie Sopi, Arta Selimi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku e Bujar Ahmeti. Drama ironizon luftën për identitet, nacionalizmin dhe fenë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë