BERAT- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës. 

Mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi Qamil Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë transportimit të tij për në spital, 60-vjeçari nuk ka arritur që t'u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Del nga rruga dhe bie në greminë eskavatori, ndërron jetë rrugës për në spital 60-vjeçari në Berat

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital, 60-vjeçari shtetasi Qamil Demiri, banues në Poliçan. Mjeti tip eskavator me të cilin po punonte doli nga rruga, dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari në vendin e quajtur Ura e Plirzës.