Eskorta e Kodhelit thyen semaforin
e kuq,Tahiri në FB:Gjobë shoferëve

Eskorta e Kodhelit thyen semaforin<br />e kuq,Tahiri në FB:Gjobë shoferëve
TIRANE - Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën duket eskorta e Ministres së Mbrojtjes kalon me semafor të kuq në një kryqëzim.

Pas publikimit të kësaj videoje ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes një statusi në Facebook.

Ministri i Brendshëm urdhëroi hetimin e rastit dhe policia rrugore gjobiti me nga 30 mijë lekë 2 shoferët e eskortës. “Një qytetar solli këtë video. Dua ta falenderoj duke nxitur çdo qytetar të ndajë me ne çdo informacion. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit, pa asnjë dallim. Në rastin konkret, Policia Rrugore ka gjobitur të dy drejtuesit e mjeteve sipas ligjit”, shkruan Tahiri në Facebook.

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'

Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'