Emri i Esmeranda Hasanit do të ishte i padëgjuar deri pak ditë më parë, kur nisi të artikulohej si pasardhësja e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por tashmë është zyrtare. Mëngjesin e së enjtes Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hasanin si kreun e ri të SHISH, pas propozimit të Kryeministrit Rama.

Prej kohësh këshilltare në Kryeministri, që më herët ka mbajtur edhe detyrën e shefit të kabinetit në Ministrinë e Shtetit për Diasporën apo eksperte e Komisionit Europian, Hasani nuk vjen nga një karrierë në fushën e sigurisë, edhe pse ka qenë pjesë e SHISH pasi ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes në këtë institucion.

Esmeralda Hasani ka një profil shumë të spikatur akademik, që përfshin gjithashtu studime doktorale, ndërsa është angazhuar si pedagoge e së drejtës evropiane.

Vetë Presidenca thotë se “Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të  verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.”

Esmeralda Hasani vjen në detyrë vetëm dy muaj pasi institucioni u trondit nga vënia nën akuzë e paraardhëses së saj, Vlora Hysenit, fillimisht për "Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete dhe “Përkrahja e autorit të krimit". SPAK e akuzoi më 21 shtator Vlora Hysenin se ka komunikuar dhe ka ndihmuar me informacione të klasifikuara biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim nga drejtësia, duke e vënë në masën arrest shtëpie.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë urgjente nga Rinasi do ta quante thyerje të besimit e ndonëse masën e SPAK e komentoi si ekstreme, do të garantonte se beteja e Hysenit me drejtësinë do të ishte personale. Që prej shtatorit, SHISH ka nisur edhe një auditim të brendshëm, por deri më tani nuk ka një raport zyrtar të tyre mbi dëmin që mund të ketë bërë Vlora Hyseni.

Kush është Esmeranda Hasani?

Juriste e së drejtës ndërkombëtare dhe doktore e shkencave politike, me mbi 20 vite përvojë në institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe integrimin evropian: Një karrierë mes ligjit, administratës publike dhe integrimit evropian. Nga viti 2021, Hasani ka qenë këshilltare pranë Zyrës së Kryeministrit. Ajo është angazhuar në planifikimin strategjik të projekteve dhe përthithjen e fondeve për shtetin shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare të AICS, në pesë vitet e fundit, falë edhe kontributit të saj, Shqipëria ka përfituar, rreth 84% e portofolit dedikuar për Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka zhvilluar gjithashtu projekte që lidhen me sigurinë e nivelit të lartë dhe nisma në kuadër të NATO-s. Në vitet 2017–2018 ka shërbyer si këshilltare për projektet e BE-së dhe më pas si Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën. Në këtë periudhë kontribuoi në ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, si dhe në raportin për remitancat me Bankën e Shqipërisë.

Ka bashkëpunuar me UNICEF, IOM, Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Për shtatë vite ka qenë vlerësuese e projekteve për Komisionin Evropian. Që nga viti 2014 është pedagoge e së Drejtës Evropiane, së Drejtës Administrative dhe Menaxhimit të Ciklit të Projekteve në Universitetin "Marin Barleti". Ka drejtuar Institutin Barleti për Kërkim dhe Zhvillim (2015–2019) dhe Institutin Adriapol (2019–2022).

Më herët, për rreth dhjetë vite, ka punuar si juriste në studio ligjore në Lombardi, Itali, me fokus këshillim për IFC, Bankën Botërore dhe BERZH. Hasani ka diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare nga Universiteti Shtetëror i Milanos, master në Planifikimin e Projekteve Evropiane në Bruksel dhe doktoraturë në shkencat politike. Flet italisht, anglisht dhe frëngjisht.

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Drejtuesja e re e SHISH/ Berisha: Po u emërua nga Rama, dihet që do jetë Vlora 'bis' (VIDEO)

 

Sali Berisha komentoi para SPAK, dekreti e presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHISH Esmeralda Hasani, të cilën e quajti simotër të Vlora Hysenit. Kjo e fundit e arrestuar pasi dyshohet se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratise duke i dhënë informacione sekrete.

Sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror është një tjetër zonjë, Esmeralda Hasani. A ka Partia Demokratike një qëndrim lidhur me këtë dekretim të Presidentit të Republikës?

Sali Berisha: Personalisht, emrin e Esmeralda Hasanit e kam dëgjuar ditën që u emërua në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Pra e keni dëgjuar sot?

Sali Berisha: Jo, është thënë dje ose pardje që u emërua. Në këtë kuadër, nuk e di se çfarë funksioni ka pasur, cilat kanë qenë funksionet e saj në këtë shërbim, koha e shërbimit, por një gjë është e sigurt që ajo, kur emërohet nga Edi Rama, është Vlora bis. Nuk mund të jetë ndryshe vetëm simotër e Vlorës. Një gjë është e sigurt. Po emërua nga Rama.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
4.1 / 5 (14 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Five company: 12/11/2026 21:50

    " Vellezer te dashur", Edi eshte kthyer si " Jack Paqesori i Londres te shekullit 18", nuk resht se na prezantuari, viktimen e tij te rradhes, per " grushtin e shtetit " te rradhes....

    Përgjigju
  • Edi: 12/11/2026 19:14

    U lodh 2 muj Rama per te propozuar nje nga te shumtet pupace qe mban si oborrtare verdalle. Paska diplome dhe ka punuar perqark tavolines. Te pakten futi si zevendes ish keshilltar pe letre gjenerhal Lleshin mer plank! Bir selmani memes ke te qaje me pare

    Përgjigju
  • Dori: 12/11/2026 12:27

    Ndryshim! Iku Hyseni erdhi Hasani

    Përgjigju
  • Nastradini: 12/11/2026 12:27

    Eksperienca? Simpatike kryeministrit.

    Përgjigju
  • Arta: 12/11/2026 11:36

    Me sa lexova paska mbaruar hjuthe ato sjkolla e mastera e eksperrience pune,por me sa e kuptoj une duhen njerezte dipplomu ne nteligjence gje te dine dipllomaci internazionale,sepse duhen te jene te pregatit per kto situata qe po ndodhin ne gjithe boten

    Përgjigju
  • Shqupi: 12/11/2026 11:32

    Ore e di që e keni mirë ju komentuesit më mirë do qe te kish vënë mule nokën.

    Përgjigju
  • Laert: 12/11/2026 11:19

    Ku kemi perfunduar… Ky eshte psikopat.

    Përgjigju
  • Çiçi: 12/11/2026 10:46

    Uroj që ky lajm të jetë mjegull për të fshehur aftësitë e vërteta që duhet të ketë numri 1 i SHISH.

    Përgjigju
  • Poli: 12/11/2026 10:12

    Turp akoma tallet me shqiptaret Rama duke vendosur keto debilet

    Përgjigju
  • Bisha: 12/11/2026 10:02

    Kemi marrë fund

    Përgjigju
  • Ehuu: 12/11/2026 09:54

    Nga i gjejne keto aman. Tani i zuri frika te tere

    Përgjigju
  • B*3: 12/11/2026 09:52

    Nuk ka burra më ne Shqipëri??? Keto drejtoreshat i zgjidhni per kompetencat apo per bukurine?

    Përgjigju
    • Lejleku: 12/11/2026 10:38

      Ku sheh ti more se nuk ka kompetenca?? Ka mbaruar me shume shkolle sa dhjete burra! :)

  • Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55

    Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?