Esmeralda Keta: Femra e kohëve 
moderne ‘divorcohet’ nga hekuri

Esmeralda Keta: Femra e kohëve <br />moderne ‘divorcohet’ nga hekuri
TIRANE- Teknologjia dhe sidomos pajisjet elektroshtëpiake janë një ndihmë shumë e madhe për femrën në kohërat moderne. Ju mund të kaloni disa orë me familjen, në vend që të lani enët, rrobat apo të gatuani pa fund. Për t’i lehtësuar sadopak punë vetes, por edhe familjarëve, sot jo vetëm meshkujt, por edhe femrat, kanë gjetur një zgjidhje optimale.

Të ndihesh mirë përballë familjarëve, përballë presionit të punëve të shtëpisë apo hekurit të hekurosjes që zgjat me orë të tëra, ke mundësi ti japësh më shumë kohë karrierës, familjes apo kujdesit ndaj vetes. Këtë na tregon Esmeralda Keta, punonjësja e pastrimit kimik “Sun Clean” në zonën “Kodra e Diellit”. Në këtë rrëfim ajo tregon se prej 8 vitesh ka gjetur veten në këtë zanat, e cila i përkthehet në të ardhura të kënaqura për familjen e saj.
 
Kompania e pastrimit kimik është një mundësi e mirë punësimi për të gjithë ato femra që kanë raportin pozitiv me pastrimin. Si jeni gjendur ju këtu?
Ka nisur jo rastësisht pasi kam punuar vite më parë në këtë lloj pune. Pas një shkëputje të shkurtër pasi linda vajzën, iu riktheva sërish këtij pozicioni. Jam shumë e kënaqur në këtë punë, pasi nëse ti do të jesh e komunikueshme me klientin, të jesh e qetë përballë çdo kërkese, çdo femër e realizon.
 
Është ky njëlloj zanati dhe orientimi për të gjithë gratë dhe vajzat që duan të vetëpunësohen?
Sigurisht që po! Pavarësisht se çdo punë ka lodhjen dhe stresin, por nëse ti di ta menaxhosh mirë, di të sillesh mirë me njerëzit, di të flasësh dhe të përballesh me klientin në çdo situatë, besoj se secili nga ne ja del. Është një punë që mund ta bëj çdo grupmoshe, dhe është një punë që të bën të ndjehesh mirë, duke të dhënë edhe kënaqësinë e fryteve të lodhjes dhe përkushtimit.
 
Pra, është një zanat që nuk të lë kurrë në baltë, të sjellë të ardhura për të mbajtur familjen?
Patjetër që po! Nëse nuk do të ishin të gjithë këto komponentë sigurisht që unë do orientohesha drejt një zanati tjetër. Duke parë lodhjen dhe kohën në të cilën ti shfrytëzon gjatë orarit të punës, paga është shumë e kënaqëshme.
 
Gratë kanë punën më të rëndë në familje, ku kujdesja për veshjet të merr shumë kohë, klasifikohet tek punët e rënda pastrimi kimik?
Varet nga situata, varet se si ti e organizon ditën. Nuk ka punë pa lodhje, por nuk është ndonjë zanat aq i lodhshëm sa duket nga jashtë. Në fakt, nëse ti do të punosh dhe mënyra se si punon e lë klientin të kënaqur, athëere puna bëhet edhe më e lehtë.
 
Në këtë zanat, klienti është faktori kyç?
Sigurisht që klienti është faktori kyç. Nëse ti nuk krijon besimin tek klienti, atëherë ti nuk ke punë, je e vdekur si kompani.
 
Mundet që këtë zanat ta ushtrojë edhe një vajzë pa eksperiencë?
Nëse je një amvisë e mirë, çdo njeri mund ta ushtroj si zanat. Në këtë kompani kemi trajnuar edhe studente që duan të punojnë, pra nuk është se duhet ndonjë eksperiencë e madhe në këtë fushë. Thelbi kryesor në këtë zanata, është pritja dhe komunikimi me klientin, suksesi i kësaj varet vetëm nga këto detaje.
 
Në këtë punë ju përballeni me dy shtresa sociale të ndryshme, të pasur dhe të varfër. Si e gjeni këtë raport në punën tuaj?
Në çdo punë ke të bësh me shtresa sociale të ndrsyhme, por suksesi i një punonjësi qëndron në faktin se i trajton njëllojë. Ne kemi operuar me deputet apo biznesmen të ndryshëm, por edhe me qytetar të thjeshtë, ku suksesi i kompanisë sonë ka qenë gjuha e përbashkët.
 
Nëse do të jepej një mundësi, të shkolloheshe në Universitet. Do ta lije këtë zanat?
Duke punuar prej 8 vitesh në këtë zanat, kam nisur ti them vetes se nuk di të bëj punë tjetër më mirë se kjo. Them se kurrë nuk i dihet, por sot për sot jam e bindur se kjo punë të gjithë lodhjen dhe mundin ma ka përkthyer në të ardhura, gjë që mua më bën të punoj akoma dhe të mendoj se ëhstë një zanat fitimprurës.   
esmeralda keta























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?