Espanyol prezanton Marash Kumbullën: Bare më tha fjalë të mira për klubin

Espanyol prezanton Marash Kumbullën: Bare më tha fjalë të mira për klubin

Marash Kumbulla dhe afrimet e verës prezantohen nga Espanyol

Marash Kumbulla për një sezon do jetë pjesë e Espanyol në La Ligan e Spanjës, kjo si i huazuar nga Roma. Klubi spanjoll ka bërë edhe prezantimin e mbrojtësit 24-vjeçar, me Kumbullën që ka treguar se ka folur me Keidi Baren para se kalonte në Barcelonë.

“Shumë i lumtur që jam këtu, kur më lindi rasti, bëra të pamundurën për të ardhur këtu. Jam ndier shumë mirë këto tri javë, gjithçka ka qenë pozitive brenda dhe jashtë fushës dhe shpresoj që gjithçka të vazhdojë kështu”, thotë fillimisht mbrojtësi.

Kumbulla tregoi se kishte folur me Keidi Baren, ish-lojtarin e Espanyol.

“Më ka folur vetëm për gjëra pozitive për klubin, nuk më ka thënë asgjë jo pozitive. Gjithashtu kam folur më parë me Garagarzën (drejtori) dhe Manolon (trajneri), por kur gjithçka përkoi, nuk kisha asnjë dyshim për ardhjen në Espanyol”, u shpreh Kumbulla gjatë prezantimit.

Tanimë mbrojtësi shqiptar duket gati për minutat e radhës, me Espanyol që luan të shtunën kundër Alaves.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë