T’atyre kurdёve qё, mbasi kanё ndihmuar gjatё tre vjetёsh tё pafund Amerikёn dhe Perёndimin pёr tё shpartalluar terroristёt e Daesh-it, janё lёnё prè e ushtrive shiite Hashd al – Shaabi, tё drejtuara nga gjakёsori Kasem Sulejmani. E sё bashku me tё tё kujtdo nё rajon, qё do tё donte tё pёrfitonte nga cfilitja e tyre nё luftёn e gjatё kundёr Kalifatit, pёr t’i shqyer njёherё e pёrgjithmonё.
Njё tradhёti e tmerrshme, e jona. Ai popull qё, me çmimin e flijimeve tё papёrfytyrueshme nё jetё njerёzore, na ka bёrё tё mundur tё hidhnim n’erё qёndrёn e terrorizmit botёror (pa menduar se nё sajё tё tyre skajorёt islamikё mund tё quhen pёrfundimisht tё shpartalluar), pikёrisht nё kёto ditё i jepet pёr haje xhelatёve t’ardhur nga Irani dhe Iraku.
Ndёrsa kryetari i tyre, Massoud Barzani, edhe sepse i tradhёtuar nga njё grupim kundёrshtar, ёshtё i shtrёnguar tё japё dorёheqjen me fjalё plot dinjitet, tё cilat mbas pak vitesh do tё pёrfundojnё nё librat e historisё. Edhe kurdёt, nё tё njёjtёt ditё tё Katalonjёs, kishin shpallur njё referendum pёr tё pёrcaktuar pavarёsinё e tyre. Bota nuk tregoi vёmёndje pёr kёtё kalim tё çёshtjes sё tyre historike.
Edhe se, nё ndryshim nga pasuesit e Puigdemont-it, populli i Barzanit gёzonte tituj tё posaçёm ligjёshmёrie morale pёr tё ecur n’atё drejtim. Ashtu si - pёr tё sjellё njё shёmbull fantazie (nёnvizoj fantazie tё thjeshtё) – do t’i kishte patur populli katalanas nёse, nё fillim tё viteve 40, tё kishte mbetur i vetёm duke luftuar kundёr ushtrive naziste.
Katalanasve nuk i u ёshtё dhёnё rasti tё tregonin vlerёn e kёtyre meritave. Kurdёve po. Dhe ёshtё njё padrejtёsi e stёrmadhe fakti, qё e gjithё bota perёndimore nuk don tё njohё borxhin moral qё duhej tё ndiente kundrejt tyre. E qё, pёrballё dramёs sё kёtyre njerёzve, tё kthejё kokёn nga ana tjetёr.
Historia nuk ёshtё e re pёrballё kёtyre pabesive tё tmerrshme. Mjafton tё kujtojmё, duke zgjedhur rastёsisht, traktatin e Campoformio-s, qё mori emrin nga njё fshat friulan nё tё cilin mё 17 tetor 1797 Napoleon Bonaparti i dhuroi Austrisё qytetin e Venedikut, krenarisht i pavarur prej mё shumё se njёmijё vjetёsh.
Venediku, me asnjanёsinё e tij, deri nё atё çast kishte ndihmuar ushtrinё franceze n’Itali, madje dhe i ishte dorёzuar asaj. Mbasandaj gjenerali francez e kishte shpёrblyer me Campoformio-n. Ai veprim cinik i Bonapartit shkaktoi pёrçmim tek intelektualёt e gadishullit, pёrveçse, nga ai çast e mё tutje, njё mosbesim skajor kundrejt Napoleonit.
Ёshtё e mjaftueshme tё lexohet ndonjё faqe nga Letrat e fundit tё Jacopo Ortis, pёr tё matur fuqinё e atyre ndjenjave tё mospёlqimit. Por tashmё, sa i pёrket kurdёve nuk ka (me pёrjashtime rastesh shumё tё rralla) ndonjё Ugo Foscolo qё tё kujdeset pёr fatin e tyre.
Ajo kurde ёshtё njё histori e gjatё dhe e mundimёshme. Pёr tё ndenjur vetёm nё 150 vitet e fundit, kurdёt u pёrdorёn nga turqit nё luftёrat me rusёt tё viteve 1877 – 1878. Por kur, tё udhёhequr nga Ubayd Allah, kёrkuan tё merrnin autonominё, e cila u ishte premtuar nё mёnyrё tё heshtur, u shtypёn barbarisht nga vetё turqit (me miratimin e heshtur t’anglezёve).
Pastaj u pёrdorёn nga otomanёt, mё 1915, nё holokaustin armen, e vetmja njollё e pashlyeshme nё tё shkuarёn e tyre. Edhe atё here nuk fituan asgjё. Ndёrmjet 16 e 18, qenё nxitur kundёr perandorisё sё Portёs sё Lartё, mё parё nga Rusia cariste e mё pas, nё fazёn pёrmbyllёse tё luftёs sё Parё botёrore, nga Britania e madhe qё u premtoi atyre, ashtu sikurse arabёve dhe hebrenjve, njё “vatёr” kombёtare.
Mbas luftёs, mё 1920, me traktatin e Sèvre-s arritёn tё kenё kёnaqёsi e mё sё fundi u pёrcaktua nё hartёn gjeografike njё Shtet i Kurdistanit. Ose, sё paku, kёshtu u duk : ёndёrra zgjati shumё pak dhe u bё copё e çikё nga mёsyemja e turkut Mustafa Qemal (e jo vetёm nga ai). Kaluan tre vjet e me Traktatin e Lozanёs (1923) bashkёsia kurde u copёtua ndёrmjet Turqisё, Sirisё, Irakut dhe Iranit.
Qё nga ai çast loja e fuqive rrethuese ishte ajo e tё nxiturit njёri kundёr tjetrit. Nё kёtё qe shumё e vlefshme Turqia, por akoma mё shumё, qё nga vitet Tetёdhjetё, Irani i ajatollahёvet. Nё fillim tё viteve Nёntёdhjetё, mbas luftёs sё parё tё Gjirit (1991) Shtetet e Bashkuara dhanё shenja pendese dhe detyruan njё no-fly zone, mbi territoret kurdё, deri atёherё, tё masakruar nga Sadam Huseini.
Doli si njё farё vetqeverie, e majisur nga nji luftё mes tarafesh kurde kundёrshtare (veçanёrisht e pёrgjakёshme ndёrmjet 1994 e 1997). Kaluan katёrmbёdhjetё vite tё tjera – me luftёn e dytё kundёr Sadamit (2003) – dhe nga 2005 u krijua njё krahinё kurde gjysёm e pavarur nё Veriun e Irakut.
Njё e tillё u krijua, mё 2012, nё Veri-Lindje tё Sirisё, t’asaj Sirie nё tё cilёn kishte filluar kryengritja kundёr Asadit. Mё pas, mё 2014, erdhi stina e Kalifatit dhe kurdёve i u besue misioni qё t’a luftonte nё terren, aty ku ushtritё, irakene e siriane, ishin pёrlarё nga njerёzit e Al Bagdatit. Peshmergat luftuan me njё guxim e njё kёmbёngulje qё, nё fillim, asnjё nuk mund t’i pёrfytyronte.
Amerikanёt dhe rusёt dhanё ndihmesёn e tyre nga qielli, por tё pёrgjakeshin nё terren kundёr atyre kokёprerёsve tё tmerrshёm ishin ata e, pothuajse, vetёm ata: kurdёt. Ne perёndimorёt kishim premtuar se nё rast se ajo betejё do t’ishte fituar, nuk do t’i kishim braktisur kurrё nё dorё tё ushtrive shiite tё armatosura nga Bagdadi dhe Teherani.
Dhe ata na besuan. Tё themi tё vёrtetёn: n’atё kohё, as edhe mё ciniku prej nesh, do tё mund tё pёrfytyronte qё (mbasi i kishim pёrdorur pёr tre vite tё pambarueshme nё luftime trup me trup e metёr pёr metёr), do t’i kishim braktisur nё fatin e tyre. E qё, madje, do t’u kishim hapur rrugёn xhelatёve tё tyre, sa hap e mbyll sytё. Por ndodhi.
E tani? Shteteve tё Bashkuara nuk u bёhet vonё fare pёr ta. Evropa, si gjithmonё, tregohet e shkujdesur nё prani tё kёtyre lloj tragjedive. Ndoshta me pёrjashtim tё Parisit ku sonte, nё kinemanё e Saint – Germain numur 22 tё rrugёs Guillaume – Apollinaire, do tё organizohet njё manifestim solidariteti kundrejt atij populli heroik: do tё titullohet “Sё bashku me Kurdёt mё shumё se kurrё”.
Do tё marrin pjesё Bernard Kouchner, Kendal Nezan, Caroline Fourest, Bernard – Henri Lévy, gjenerali Hajar Aumar Ismail, Anne Hidalgo dhe Manuel Valls. N’atё rast mund tё dёgjohen fjalё adhurimi pёr luftёtarёt e kthyer mbasi kanё dhёnё njё ndihmesё themelore sipёrmarrjes qё bёri copё e thёrrime tiraninё e Isis-it.
Nё tё njёjtёn kohё tё padisё – lexojmё nё afishen e thirrjes nё ngjarjen e Saint – Germain – tё “tankseve amerikane Abrams, qё i kanё bёrё tё mundur divizioneve irakene dhe ushtrive iraniane t’ardhura nga Teherani tё zotёrojnё Kirkukun”. Ёshtё pak? Po ёshtё pak. Shumё pak. Gjithsesi tek neve, n’Itali, nuk do tё ketё asnjё kinema qё do tё strehojё njё mbrёmje tё tillё.
“Corriere della Sera”,
2 nёndor 20017
E shqipёroi Eugjen Merlika
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com