Estonia akuzoi sot të panjohur të ardhur nga Rusia për shkeljen e kufirit dhe rrëmbimin e një polici, njoftoi prokuroria e Talinit, në sfondin e tensioneve në rritje me Moskën rreth krizës në Ukrainë.
"Funksionari u kap nga disa persona të panjohur që kishin ardhur nga Rusia, ndërkohë që ishte në shërbim në territorin estonez. Ai u rrëmbye me forcë, me armë në dorë", theksoi prokuroria në një komunikatë.
"Ai ushtronte funksionet e parandalimit të akteve kriminale ndërkufitare. Rrëmbyesit kanë ndërprerë komunikimet në radio dhe kanë përdorur një granatë tymuese", shtoi prokuroria.
Incidenti ndodhi dy ditë pas një vizite historike të presidentit amerikan, Barack Obama në Talin, që parashikonte për të siguruar vendet balltike për angazhimin e SHBA-së për të garantuar sigurinë e tyre, në kuadër të samitit NATO-s, ku ato janë anëtare./ATSH/